E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuruesit e gjakut: Ministri Vasili fsheh urdhrin për shitjen

TIRANË- Komuniteti i Dhuruesve të Gjakut të Shqipërisë jep alarmin se ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka urdhëruar shitjen e njësive të gjakut ndërkohë që, fshehja e këtij urdhri sjell jo vetëm mungesën e transparencës për vlerën me të cilën do të shiten këto njësi gjaku por dhe faktin se për çfarë do të përdoren paratë e fituara nga kjo shitje.

Ky komunitet bën të ditur se vendimi është duke u mbajtur i fshehtë jo vetëm nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të këtij komuniteti, i bëhet thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, të jenë transparentë dhe të informojnë dhuruesit e gjakut dhe të gjithë shqiptarët për urdhrin e shitjes së qeseve të gjakut për të sëmurët në nevojë.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›