E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak diskuton paketen e propozimeve te kryebashkiakut Basha

Këshilli Bashkiak i Tiranës është duke diskutuar në këto momente paketën e propozimeve të kryetarit Lulzim Basha. Mbledhja siç raportojnë gazetarët tanë është duke u zhvilluar mes debatesh të ashpra dhe është ndërprerë disa herë.

Fillimisht, këshilltarët e partisë kërkuan që të lexonin një deklaratë në të cilën ata denonconin sipas tyre dhunën e ushtruar ndaj dy ish-ispektorëve të tatimeve të pushuar nga detyra. Grupi i këshilltarëve të shumicës e kundërshtoi leximin e një deklarate të tillë dhe u largua nga salla në momentin që kreu i këshilltarëve socialist, Aldrin Dalipi nisi ta lexojë atë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti tha se kërkesa nuk mbështetet në rregullore. Grupi i këshilltarëve socialistë doli nga salla për disa momente dhe u rifut më vonë. Këshilli Bashkiak pritet të votojë sot disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e re të bashkisë dhe me miratimin e disa invetimeve të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›