Topalli ne eki I nevojshem thellimi i bashkepunimit

Numri i çekëve që vizitojnë Shqipërinë ka ardhur në rritje sipas Kryetarit të Senatit të Çekisë. Milan Stech, gjatë takimit me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli e cila ndodhet në Çeki theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik. Shteti çek, sipas tij ,mund të bëjë shumë për Shqipërinë, jo thjesht si mbështetëse, por edhe të ofrojë përvojën e tij, në interes të vendit. Nga ana e saj, Topalli shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga ky shtet në anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.