Statusi kandidat Berisha Refuzimi pergjegjesi e jona

Kryeministri Sali Berisha ka pranuar përgjegjësinë e klasës politike shqiptare për refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Kreu i ekzekutivit pak minuta pasi ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i dorëzoi progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë u bëri me dije shqiptarëve se kërkesat e Komisionit Europian janë të drejta dhe problemet qëndrojnë në klasën politike. Ai theksoi se qeveria do të punojë për të gjithë problematikën e ngritur në raport dhe rifton opozitën për dialog konstruktiv brenda parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike.
“Është një traditë fatkeqe, edhe këtu, por edhe më gjerë, që problemet i shohin te të tjerët e jo te vetja. Unë u them shqiptarëve që absolutisht problemet janë te vetja jonë, sepse kërkesat e Komisionit janë të drejta, sepse nuk ekziston asnjë vend tjetër në të cilin nuk votohet për kërkesat e BE-së. Jam plotësisht i gatshëm që nesër të adresojmë reformën zgjedhore. Por rivali im më propozon një skemë qesharake. Dialogun nuk e kam në dorë unë, sepse dialogu kërkon dy palë, por ajo që unë kam në dorë dhe që është edhe detyrë e imja, si Kryeministër, është të respektoj Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.
Kryeministri komentoi edhe qëndrimet e fundit të kryesocialistit Rama referuar premtimeve publike për të votuar ligjet që lidheshin me integrimin deri tek pakti prej 10 pikësh që socialistët depozituan në Parlament. Shefi i qeverisë theksoi se qeveria nuk e udhëheq dot opozitën dhe ftoi kryesocialistin t’i ccojë 52 amandamentet në Komisionin e Venecias dhe ODIHR.
“Kryetari i opozitës ndërroi pllakën në mënyrë të zakonshme dhe paraqiti 10 pika, Natyrisht, kjo nuk mund të pranohet sot, as në vitin 2030. Nëse zoti Rama do që t’i hartojë të gjitha amendamentet, ka ekspertë të PS, t’i dërgojë të 52-ta në Komisionin e Venecias dhe ODIHR-it dhe ne i votojmë në parlament ‘no coment’”, theksoi ai.
Kryeministri garantoi ambasadorin e BE-së në Tiranë se raporti do të shndërrohet në program të vërtetë pune nga qeveria që ai drejton. Berisha shtoi se procesi i integrimit europian mbetet për qeverinë shqiptare një proces i një rëndësie themelore.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 tetor 2011 )