E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak miraton projektin e sheshit Skëndërbej

TIRANE- Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak ka miratuar një tjetër vendim të propozuar nga kryebashkiaku Basha, ai për sheshin Skëndërbej.

Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak ka miratuar projektin e ndryshuar për rehabilitimin e sheshit Skëndërbej, i cili sipas kryebashkiakut, Basha kap shifrën e 2.4 deri në 2.6 milionë euro.

Sipas kreut të bashkisë, sheshi nuk ka pësuar ndryshime sa i përket pjesës së infrastrukturës. Pak ditë më parë u njoftua se sheshi do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve pas 15 nëntorit, një hapje e cila pritet të lëhtësojë trafikun në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›