Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Fitorja jonë historike
8 maji shënoi fitoren më të thellë për Partinë Demokratike, ku kurora e fitores ishte kryeqyteti. Kështu deklaroi Kryemministri Sali Berisha, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, dhe një herë vuri në dukje se zgjedhjet vendore të 8 majit dëshmuan kulturën demokratike. Në këtë analizë, kreu i qeverisë tregoi se prova e qartë e fitores ishte vota, ku me një diferencë të thellë, maxhoranca ka tërhequr 219 komuna e Bashki, kundrejt Partisë Socialiste me 149, komuna e Bashki.
“Jemi mbledhur sot pas përfundimit të zgjedhjeve në 8 korrik, për një analizë të këtyre zgjedhjeve në terësi për zgjedhjen e kryesisë së PD-së. Më 8 korrik, përfundoi procesi i zgjedhjeve vendore 8 maj 2011, për PD-në, aleatët e saj, por për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët ky ishte procesi me i bukur. Zgjedhjet e 8 majit treguan fitoren e katërt të radhës të PD-së dhe aletët e saj, pas fitores në vitet 2005, 2007, 2009, erdhi dhe kjo si një kurorë, fitore lektorale e shkëlqyer.
Zgjedhjet vendore të 8 majit, janë zgjedhjet në të cilët qytetarët shqiptarë votuan më masivisht se kurrë. Në zgjedhjet vendore votuan më shumë se 15 vitet e marra masivisht, të sigurtë dhe më me dinjitet se kurrë në historinë shqiptare. Zgjedhjet vendore të 8 majit, ishin provë e madhe e besimit dhe vlerësimit të qytetarëve për projektin e tyre, vend i zhvilluar. Në 8 maj 2011, PD dhe aleatët e saj të “Aleancës për qytetarin”, shënuan në rrafshin e certifikimit të qeverisjes së tyre, një fitore shumëplanëshe më të thellë të zgjedhjeve vendore”.
“8 maji, dëshmoi 43 mijë vota më shumë” tha më tej kryeministri Berisha, ndërsa vuri në dukje se forca kundështare u mundua të shkelte të drejtat dhe vullnetin e qytetarëve, duke akuzuar njëkohësisht dhe institucionet e pavarura.
Ndër të tjera, Berisha e hapi mbledhjen duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave të dy atentateve në Norvegji, i cili u përball me dy sulme terroriste.
Demokratët zgjodhën kryesinë e perberë nga 25 anetare. Në këtë listë, 8 persona do të jenë gra dhe 16 burra. Më tej, kryeministri shtoi se ky raport është i pandryshueshëm.