Keshilli Kombetar i PD-se bekon kandidatin
Keshilli Kombetar i PD-se bekon Lulzim Bashen si kandidatin e saj per Bashkine e Tiranes. Ne nje mbledhje qe ka zgjatur vetem 30 minuta kreu i Partise Demokratike ka shpallur zyrtarisht Lulzim Bashen si rivalin e Edi Rames per bashkine e kryeqytetit. Po nxjerrim me te mirin tone per te ndryshuar Tiranen eshte shprehur kreu i qeverise perpara struktures me te larte drejtuese te Partise Demokratike. Kandidaturat e tjera per 11 minibashkite e kryeqytetit por edhe per te gjitha bashkite e vendit do te publikohen zyrtarisht diten e diel nga selia blu. Neser Partia Demokratike do te kete nje tjeter mbledhje per te zyrtarizuar kandidatet ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit. Kjo do te behet per te shmangur pakenaqesite e shumices qeverisese nga ndarja e posteve per pushtetin vendor. Merite xhelozite apo ambiciet politike brenda llojit Partia Demokratike duket se i ka lene menjane. Ne podiumin e Keshillit Kombetar te PD-se ne seline e demokrateve gjate prezantimit te Lulzim Bashes ndodheshin Kryeministri Sali Berisha dhe dy nenkryetaret e PD-se Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Po keshtu ne qender te podiumit ka qene edhe sekretari i pergjithshem Ridvan Bode.