E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS-se vendos sot emrat e kandidateve

Opozita

Partia Socialiste pritet te vendose sot per zyrtarizimin e kandidaturave te veta per zgjedhjet e 8 majit 2011. Te pakten ky eshte kalendari i percaktuar ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te saj e cila pas permbylljes se punes per seleksionimin ne baze dhe sugjerimin e emrave qe aspirojne garen e zgjedhjeve lokale i ka caktuar Kryesise se PS-se te drejten per te vendosur listen perfundimtare e cila mbetet ende e panjohur. Po te heqim vetedeklarimin e Edi Rames per Bashkine e Tiranes dhe qendrimet e pakontestuara per disa bashki kryesore ne teresi kandidatet e vertete per komunat dhe bashkite e vogla mbeten pikepyetje. Nje ide qe qarkullon dhe per shkak te suksesit elektoral te meparshem mbetet minimalisht e detyrueshme per tu marre ne konsiderate eshte fakti se ata persona qe aktualisht ushtrojne detyren e te zgjedhurit ne pushtetin vendor ne shumice gati absolute do te rikerkojne nje mandat te ri. Gjithsesi deri ne momentin e fundit behet e ditur se negocimi lobimi dhe perpjekja per te imponuar emrin ne listen perfundimtare do te jete aktiv. Ajo qe mbetet e panjohur eshte jo vetem ekipi perfaqesues i PS-se ne keto zgjedhje por edhe qendrimi i anetareve te ndryshem te Kryesise socialiste brenda se ciles ka disa mendime qe ndryshojne shume nga linja zyrtare e partise. Po keshtu behet e ditur se pertej vendimeve dhe sugjerimeve te asambleve te rretheve takimet me kreret e PS-se ne qarqe apo edhe deputetet kane vijuar per te ulur tempin e kandidimeve te shumta te cilat kane brenda rrezikun qe me nje mosaprovim nga selia qendrore te mund te shnderrohen ne rivalitet elektoral me kosto. Kjo pervoje e ka ndjekur PS-ne qe prej zgjedhjeve te vitit 2005 per te dhene rezultate konkrete dhe sinjalizuese ne vitin 2007 e madje per ta penalizuar rende kete force ne vitin 2009 qe prodhoi edhe zgjedhjet e kontestuar per 2 vjet rresht.

Nderkohe pertej listimit te emrave nje problem qe ka rendesi dhe merr peshe pergjate procesit zgjedhor eshte ruajtja e votes e cila me shume sesa nga organet e administrimit elektoral garantohet nga strukturat e posacme partiake qe ngrihen me kete rast. Ne funksion te mbarevajtjes se procesit behet e ditur se Rama ka krijuar nje staf te afert ku bejne pjese edhe drejtuesit e grupit parlamentar. Sipas burimeve prane PS-se skenari i vitit 1996 i nje terheqjeje nga qendrat e votimit ne rast se vihen re probleme deri me tani perjashtohet plotesisht.

Sikurse eshte bere tanime praktike kandidatet e zgjedhur per te garuar jane ata qe edhe duhet te jene siguria e vetme per te ruajtur mbarevajtjen e procesit te votimit qe raund pas raundi njeh kontestime. Per kujtese duhet sjelle ne vemendje ajo cfare deklaronte kreu socialist Edi Rama pas perfundimit te zgjedhjeve lokale te vitit 2007 rezultatin e te cilave ia faturoi edhe atij qe ai e quajti si mekanizem i mirorganizuar per ruajtjen e votes qe asokohe pati edhe kontributin e ish-aleatit Levizja Socialiste per Integrim. Ajo qe mbetet si problem i pergjithshem dhe qe paraqitet si paradhenie krize jane listat e zgjedhesve dhe perdorimi i forcave policore per dy drejtues te se cilave se fundmi PS-ja ka bere edhe nje padi penale qe lidhet me ngjarjet e 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›