Futbollisti i Milanit Kasano ka nevoje per operacion ne zemer
Një operacion në zemër, për të zgjidhur përfundimisht problemin. Antonio Kasano do t’I nënshrohet një ndërhyrje kirurgjikale, si pasojë e shqetësimeve që pati pas ndeshjes së luajtur në Romë. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga klubi I Milanit apo familja e futbollistit, por shtypi italian pohon se Kasano do të kryejë një operacion me përmasa të vogla në zemër, një poliklinikën e Minalos ku qëndron I shtruar që të dielën në mbrëmje. Diagnoza e parë ishte hemoragji cereblere.
Kasano u ndje keq në momentin kur ekipi I Milanit mbëriti në aeroportin e Malpensës pas ndeshjes me Romën. Sulmuesi italian është vizituar në spital nga figura të sportit, artit dhe kulturës italiane, të cilët kanë shprehur mesazhe urimi për “Fant Antonion”. Diego Armando Maradona ka shkruar një letër të hapur ku i urron Kasanos shërim të shpejtë, ndërsa është në dyshim serioz rikthimi I tij në aktivitetin sportiv. Pas operacionit do të mësohet përfundimisht nëse Kasano do të varë këpucët në gozhdë apo do të vazhdojë të magjeps me futbollin e tij.