Këshilli Tranzitor: Jo trupave paqeruajtëse
Ne përgjigje te këtij propozimi, kreu i këtij këshilli tha se Libia nuk kishte nevoje për trupa paqeruajtëse sepse, është e afte te menaxhoje vete situatën post lufte. Ndërkohë intensiteti i luftimeve ne vendlindjen e Gadafit, Sirte ka rinisur serish, pas festes se Fiter Bajramit. Këshilli Nacional Tranzitor i ka dhënë një ultimatum Gadafit qe te dorëzohet deri te shtunën, thirrje kjo qe nuk është respektuar nga koloneli. Ndërkohë rebelet te cilët kane bastisur bunkerin e kolonelit ne Tripoli, u kane dhënë mediave ndërkombëtare, fotot e hershme Gadafit dhe fëmijëve te tij.