Vrasësja 19-vjeçare e Gadafit
Mansul ndodhet e shtrire ne një spital, por nuk dëshiron ta tregoje fytyrën. Ajo pranon se ka vrare 11 persona, te gjithë rebele. “Ata sillnin nga një person dhe me thonin qëlloje. Dy ushtare ndodheshin pas meje, me kërcënonin, nëse ti nuk i qëllon, ne do te vrasim ty. Unë ktheja kokën pas dhe qëlloja dhe me pas shihja gjakun qe rridhte curril”. Nasri ishte pjesëtare e forcave ushtarake femërore. Ajo tregon se është marre forcërisht nga e ëma e cila vuante nga sëmundja e kancerit. Ajo është trajnuar ne Akademinë Ushtarake te femrave. Gjate luftës ne Tripoli, Nasri u arrestua nga rebelet pranë bunkerit te Muamar Gadafit. Ajo u dërgua te komandanti i brigadës dhe u përdhunua. “Kjo ka ndodhur dy here, nga dy komandante te tjerë”. Ajo tregon se te gjithë femrat janë përdhunuar, por kjo ishte e ndaluar te tregohej. Nasri është larguar nga godina nga dritarja dhe tashme ndodhet ne spital. “Ndjej keqardhje kur dëgjoj historinë e saj. Ajo është e pafajshme por është detyruar te behet vrasëse,” tregon mjeku i saj. “Gjithçka qe dua është te shkoj ne shtëpi, - thotë Nasri, - dua mamanë time”.