E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i BSH-së, demokratët pajtohen me Meksin

Megjithatë, ajo duket se nuk është e kënaqur me pozicionin e ri, pasi nuk dëshiron të lërë mandatin e deputetes. Mësohet jo zyrtarisht, se zonja Meksi ka zhvilluar takime të shumta me kryetarin e Partisë, Edi Rama, duke i shprehur atij kundërshtitë.

Megjithatë, një ditë më parë, komisioni i Ekonomisë miratoi dy kandidaturat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa u mësua se do të shqyrtohej edhe kandidatura e opozitës pasi të vinte dosja për të.

“Zonja Kodheli, unë mendova se do të pyesni se pse nuk po shqyrtojmë kandidaturën e zonjës Meksi. Sapo të na vijë dosja e plotë, ne do ta shqyrtojmë atë. Dhe mos e kini merak se edhe ne do ta mbështesim”, tha kreu i komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, gjatë diskutimeve midis deputetëve në komision. /Start/

                                                                                             2011-11-03 09:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›