E Diel, 1 Nëntor 2026

E veja e Arafatit mohon akuzat për korrupsion

Suha Arafat, u shpreh e gatshme për t’u përballur me drejtësinë dhe për të provuar pafajësinë e saj.

Autoritetet tuniziane kanë lëshuar një mandat ndërkombëtar arresti për zonjën Arafat, të cilën e akuzojnë se është përfshirë në akte korruptive me bashkëshorten e ish-Presidentit Ben Ali, tha zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë së Tunizisë.

Gjatë një interviste dhënë për “Al -Arabia”-n, e veja e ish-liderit palestinez tha se “akuzat janë vetëm një tentativë për të luajtur me trashëgiminë e legjendës Jaser Arafat. Masmedia izraelite shfrytëzoi rastin dhe u mor më tepër me emrin Jaser Arafat se me emrin tim. Kjo është një përpjekje vetëm për të ulur reputacionin e tij”.

Ajo shprehu trishtimin e thellë që akuza të tilla vijnë në një kohë që po shënohet “shtatë vjetori i vdekjes së Jaser Arafatit”./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-02 17:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›