Nasho Jorgaqi, nje "buqete" kujtimesh per Migjenin Izaura Ndoj
Nje "buqete" kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkekohesit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi, jane sjelle per lexuesin ne 100-vjetorin e lindjes se gjeniut te letrave, Migjeni. Kontakti i tij i pare me Migjenin ishte pikerisht ne vitin 1944, kur doli ne treg vellimi i dyte i "Vargjet e lira". Qe nga ajo kohe e deri me sot, figura e shkodranit Millosh Gjergj Nikolla do te merrte vemendjen e tij per shume vjet me radhe. Eshte pikerisht Nasho Jorgaqi, i cili ne 100-vjetorin e lindjes se Migjenit, vjen me nje liber kushtuar jetes dhe veprave te tij. Keshtu, ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se poetit te madh Migjeni, shkrimtari Nasho Jorgaqi mblodhi bashke njerez te letrave, historiane dhe studiues, ne nderim te figures se penes shqipe. "Nuk e kisha te veshtire qe ne kete 100-vjetor te madh, sic ishte ky i Migjenit, i cili per fat te keq, kaloi ne gjysme-heshtje, te pergatisja nje permbledhje me kujtime bashkekohese te Migjenit",- tha autori gjate fjales se tij. "Ishte rasti i 100-vjetorit te lindjes se Migjenit qe me beri qe ato materiale te mbledhura neper vite, t'i paraqisja. Por lidhja ime me Migjenin eshte me e thelle",- tha Jorgaqi. "Kontaktin e pare me Migjenin, e kam pasur kur isha adoleshent. Me '44-en u botua "Vargjet e lira". E bleva dhe lexova, megjithese nuk e kuptova mire. Kishim ne lagjen tone nje nga miqte me te afert te Migjenit, i cili ka shkruar edhe kujtime qe perfshihen ne kete liber, Jakov Mile, dhe nepermjet prof. Jakovit e njoha c'ishte ky njeri, i cili me beri pershtypje qe nga emri. Pas lufte, do te krijoheshin rrethanat, ku do te kisha fatin, duke punuar ne shtepine botuese "Naim Frasheri", te perfshihesha ne punen qe u be per botimin e vepres se Migjenit. Prof. Skender Luarasi do te pergatiste per here te pare, vepren e plote ne poezi dhe ne proze te Migjenit. Pata fatin te isha redaktor i kesaj vepre. Me pas, kur isha pedagog i letersise shqipe ne Fakultetin e Histori-Filologjise, 30 vjet me radhe, jam marre me leksione kushtuar jetes dhe vepres se Migjenit", - u shpreh autori i librit, shkrimtari Nasho Jorgaqi. Libri per Migjenin, vjen i dyti ne treg nga Nasho Jorgaqi, i cili pak kohe me pare, i ka kushtuar nje liber me vete, edhe figures se Fan Nolit.
Jeta dhe vepra
Nasho Jorgaqi lindi ne vitin 1931, ne Fier. Emri i tij njihet si shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar. Nderkohe eshte i njohur me titullin "Mjeshter i Madh i Punes". Ai eshte autor botimesh letrare, skenarist filmash, perkthyes dhe autor botimesh shkencore.
Jeta dhe vepra
Nasho Jorgaqi lindi ne vitin 1931, ne Fier. Emri i tij njihet si shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar. Nderkohe eshte i njohur me titullin "Mjeshter i Madh i Punes". Ai eshte autor botimesh letrare, skenarist filmash, perkthyes dhe autor botimesh shkencore.