E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e oficerit të SHISH, goditje të qëllimshme

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se Çopa ka pasur fraktura të shumta në kohë dhe në shpinë, çka rrëzon hipotezën se ai mund të të jetë vetëvrarë ose frakturat mund të kenë qenë rastësore.

 Dëmtimet në kokë dhe në shpinën e viktimës janë konsideruar si prova të një vrasjeje të mundshme, teksa gruaja e 49-vjeçarit ka deklaruar se nuk kishte dëmtime të mëparshme. Janë ngritur gjithashtu dy pista hetimi, ajo për probleme persona dhe për shkak të detyrës.

Pista e dytë vlerësohet të jetë më e pranueshme për shkak edhe të natyrës së punës që bënte viktima. Autopsia përfundimtare e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pritet të publikohet javën e ardhshme ku do t’i vihet në dispozicion Prokurorisë së Durrësit.

Isa Çopa u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në një zonë pak të banues në Durrës, mëngjesin e datës 13 tetor. Por, ngjarja kishte ndodhur një natë më parë rreth orës 19:00 të datës 12 tetor, kur në celularin e të birit kishte mbërritur një mesazh thuajse lamtumire. /Start/

                                                                                             2011-11-03 09:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›