PD: Rama klonoi Asamblenë me të korruptuar

“Edi Rama shënoi një rekord të ri në historinë botërore të numërimit të votave dhe klonimit të anëtarëve të Komitetit qendror të PS-së. Për numërimin e votave të 1500 delegatëve klanor të tij zotit Rama iu deshën 5 ditë e 5 net apo 120 orë”, tha zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj.
“Çdo njeri e ka te qarte se ky nuk ishte numërim por thjesht klonim i udhëheqjes së re të PS në radhët e së cilës shkëlqejnë si zifti i larë mamuthi i korrupsionit Caci, apo banania e Partisë arkëtari i protestave të Ramës që shpërndante para kamerave paratë për mitingashët (Fiqiri Xibri), por që gjysmën e mbante, si taksën e Ramës për partinë dhe se fundmi një yll tjetër që nxin, Sollaku i korrupsionit që mbylli dosjet e Ramës dhe jo vetëm të tij por të të gjithë nomenklaturës së kleptokracisë së PS-së”, shtoi ajo. /S.Ll/Start/
2011-11-11 08:08