Kreu i Kuvendit Srpska takim me Berishën e Topallin

Gjatë takimit në kryeministri, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha e vlerësoi këtë vizitë, si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Republikës Serpska të Bosnje-Hercegovinës, nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Kryetari i Kuvendit të Republika Srpska, të Bosnje-Hercegovinës Igor Radojicic, u shpreh se ai dhe delegacioni që e shoqëron ndodhen në këtë vizitë në Shqipëri për të rikonfirmuar vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit e miqësisë si vende e popuj fqinj, të cilët ndajnë të njëjtin dëshirë dhe interes për bashkëpunim rajonal dhe integrimin euroatlantik.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe mbi situatën në rajon, ku u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal, si interesi më i mirë i qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe si një shtysë e rëndësishme në projektin e përbashkët të integrimit euroatlantik që përbën të ardhmen më të mirë të këtyre vendeve dhe popujve. Në takim me zonjën Topalli, Radojicic tha se ky takim është një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të forcuar kontaktet mes dy parlamenteve, por për të hapur perspektivat e bashkëpunimit, veçanërisht atij ekonomik.
Duke u ndalur në zhvillimet rajonale, Kryetarja e Kuvendit tha se, “Ne duhet të bashkëpunojmë, të njohim njëri-tjetrin më afër, për të pasur paqe e stabilitet në të mirë të popujve dhe vendeve tona. Duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit, zoti Radojicic theksoi se," vendet e rajonit nuk duhet të qëndrojnë të vetmuara por duhet të bashkëpunojnë me vizion të qartë për proceset integruese".
Zonja Jozefina Topalli dhe zoti Radojicic biseduan mbi projekte të bashkëpunimit konkret ekonomik, veçanërisht në turizëm, bujqësi, si dhe shkëmbime tregtare. Kryetari i Kuvendit të Republika Srpska, të Bosnje-Hercegovinës, Igor Radojicic ftoi Kryetaren e Kuvendit për një vizitë zyrtare në vendin e tij, si dhe për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për të drejtat e njeriut që organizohet së afërmi në Repubulika Srpska. /Start/
2011-11-10 16:12