Këshilli i Bashkisë miraton projektbuxhetin
12/02/2009 Korçë, debate të ashpra
Korçë- Edhe pse mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Korçë u shoqërua me debate të shumta dhe të ashpra, të cilat vunë përballë njëri-tjetrit këshilltarët e djathtë me ata të majtë, duket se arriti t’i hapë rrugë miratimit të projektbuxhetit. Mbledhja e ditës së mërkurë mundi të miratonte pikat kryesore të rendit të ditës, për të cilat, nga ana e këshilltarëve të Partisë Demokratike ishte kërkuar që të silleshin të detajuara, gjë që ishte përmbushur nga ana e administratës së bashkisë. Më konkretisht nga ana e këshilltarëve të djathë kërkohej të vinte e detajuar analiza ekonomike financiare, struktura organike dhe pagat e administratës së bashkisë dhe institucioneve të saj vartëse, paketa fiskale, pra niveli i tarifave dhe taksave, si dhe prioritetet e investimeve për vitin 2009. Debatet më të ashpra u evidentuan gjatë analizës që iu bë realizimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2008, ku nga kjo analizë rezultoi se të ardhurat e kësaj bashkie nuk ishin realizuar me rreth 22 milionë lekë. Pritet që në mbledhjen e ardhshme projektbuxheti i bashkisë të marrë miratimin përfundimtar.