Pranga në Tiranë të fundit të bandës së Lushnjës
12/02/2009 Policia arreston të akuzuarit Ar. Al., pas tre vitesh vëzhgimi
TIRANË- Një tjetër anëtar i bandës së Lushnjës u arrestua dje në orët e vona të pasdites, kur një grup prej oficerësh e agjentësh specialë i vunë prangat në mes të kryeqytetit. Lajmi mësohet nga burime të policisë, të cilat thanë se Ar. Al., anëtari i bandës së Lushnjës u prangos dje në orët e vona nga blutë e kryeqytetit. Ai mbahej nën vëzhgim prej të paktën 3 vitesh dhe policia kishte arritur të binte në gjurmët e tij ditët e fundit, ku më pas u organizua edhe operacioni për arrestimin e Ar. Al., personit që njihet si mbështetës i fuqishëm i Alo Bares dhe në rangjet e bandës së Lushnjës ai zinte vend të rëndësishëm duke u renditur pas Enver Dondollakut, nr. 2 të bandës. Ar. Al. është cilësuar si anëtar i bandës së Lushnjës. Por tani mund të themi dhe i fundit i kësaj organizate, i cili kishte mbetur jashtë hekurave të qelisë. Ai është shpallur person në kërkim nga drejtësia shqiptare, sepse akuzohet si anëtar i bandës së Bares si dhe për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone. Aktualisht fotoja e tij ndodhet në të gjitha policitë e shteteve të huaja. Në seancat gjyqësore që janë zhvilluar për të, avokati mbrojtës i të pandehurit A. A. i ka kërkuar trupit gjykues veçimin e çështjes nga të pandehurit e tjerë. Por gjykata, e cila është këshilluar në vend ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokati mbrojtës. Sipas vendimit të marrë nga trupi gjykues, kjo kërkesë duhet ti paraqitet gjykatës në momentin që të jenë prezentë të gjitha palët. Në seancën e radhës do të thirren për të dhënë shpjegimet e tyre pesë dëshmitarët që ishin të pranishëm në sallë, ndërsa më vonë janë lexuar edhe deklarimet e tre vëllezërve të Artur Dajës, të dhëna në vitin 2006, përpara hetuesve të Prokurorisë.