E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Europës: Hetoni pse po lindin kaq shumë meshkuj në Shqipëri

Delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës pritet të diskutojnë në sesionin plenar në tetor për një problem shqetësues. Sipas tyre, përzgjedhja e seksit tek fëmijët përpara lindjes është bërë shqetësuese. Madje Komiteti për Mundësi të Barabarta për Gratë e Burrat ka përgatitur një raport të detajuar. Në krye të vendeve më problematike është Shqipëria, bashkë me Azerbajxhanin e Armeninë, ku numri i të lindurve është 112 meshkuj për 100 femra. Më pas vjen Gjeorgjia me 111 meshkuj për 100 femra.

Komiteti pritet tu bëjë thirrje këtyre vendeve për të hetuar çështjet dhe arsyet pas kësaj rritje të frikshme të diferencës mes meshkujve e femrave. Sipas Komitetit, këto vende duhet të shtojnë përpjekjet për të përmirësuar statusin e grave në shoqëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›