E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket një prej minatorëve protestues

Një prej minatorëve që ka marrë pjesë në protestat për përmirësimin e kushteve të tyre, është zhdukur.

Roland Dauti, 26 vjeç nga fshati Vajkal i Bulqizës, është zhdukur që prej 21 ditësh. Denoncimi është bërë nga ana e familjarëve të tij.

Roland Dauti ka qenë minator pranë firmës ACR, ndërsa ende nuk dihet asnjë detaj mbi zhdukjen e tij të mistershme, ashtu siç është edhe i çuditshëm fakti se përse është denoncuar kaq vonë zhdukja e tij nga familjarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›