E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Europës, Çavushoglu: Heqja e vizave proces i merituar, opozita e Ramës po tregohet e papjekur

“I Kërkuam disa herë PS-së që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kerkojë opinionin e Komisionit te Venecias. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje, por bojkoti ishte një papjekuri politike”


Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çavushoglu ka deklaruar sot bojkoti i gjatë i opozitës shqiptare ishte një papjekuri e rrallë politike e lidershipit të saj. Gjatë një prononcimi për mediat shqiptare zyrtari i lartë i Këshillit të Evropës vlerësoi liberalizimin e vizave Shqipëri-BE si një proces i merituar për shqiptarët. “Isha shumë i lumtur që komisionerja Malstrom propozoi që të hiqen vizat apo që Shqipëria dhe Bosnja Herzegovina të përfshihen në regjimin pa viza. Ky ështe nje hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ne e mbështesim plotësisht këtë proces. Së pari bojkoti dhe greva e urisë është një qëndrim i papjekur në demokraci. Populli i ka votuar deputetet, për të qëndruar në parlament për të mbrojtur të drejtat e tyre në shumë fusha, qofshin në opozite qofshin në qeveri. Dhe kjo është arsyeja pse njerëzit votojnë në zgjedhjet demokratike. Ne bëmë një vizitë në Shqipëri si Komitet Presidencial i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës me lideret e grupeve politike. Para kësaj ne hartuam nje rezolutë me mesazhe të qarta për të gjitha palet, në mënyrë të veçantë për opozitën dhe qeverinë. Më pas patëm një deklaratë nga Byroja e Asamblese Parlamentare sërish me mesazhe te qarta. Une mendoj se secili duhet te mare ne konsideratë këto mesazhe të dhëna nga Asamblea Parlamentare. Ne jemi perpjekur që problemi të zgjidhet. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe progres”- u shpreh ai. Presidenti i KiE-së tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të përmbushur standartet e Asamblesë Parlamentare, që do ta aftësojnë në një të ardhme të afërt, të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. “Ne i kerkuam në deklaratën tonë me shkrim opozitës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kerkojë opinionin e Komisionit te Venecias. Ne kemi nje trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund t’i drejtohet Komisionit te Venecias për opinion”- deklaroi më tej, çavushoglu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›