E Shtunë, 31 Tetor 2026

Troket botërori dhe Erion Veliaj sfidon lojërat e fatit në Las Vegas...

(Njerëz të humbur II)

Nëse jeni duke u organizuar për pushime të paharrueshme dhe emocionuese, para se të zgjidhni një vend për të shkuar, ju duhet të keni ide për vendet më të mira dhe pikat më të rëndësishme të pushimit në botë. Ju duhet të përpiqeni që të fitoni njohuri për të gjitha spotet turistike dhe vetëm pastaj të vendosni se cilin vend dëshironi të vizitoni.
Ne po japim një shembull interesant sesi një i ri shqiptar arratiset për qejf a dalldi në shkretëtirën e Nevadës, në SHBA për të kërkuar fatin e vet politik. Seria e dytë e njoftimeve “Njerëz të humbur” paraqet rastin e politikanit të ri Erion Veliaj në vizitën relaks pas grevës së urisë dhe përndjekjen e Prokurorisë mbi hetimet për zhdukjen e 300 mijë eurove nga ish-fondacioni “Mjaft” i shndërruar më pas në grupimin politik G99.
Në Las Vegas, qytetin e përkufizuar nga të gjithë si qyteti i mëkateve, nëse keni të holla, ju mund të bleni çdo gjë duke përfshirë edhe vajzat që kalojnë netëve, duke e bërë kështu jetën tuaj të gjallë. Ndofta ka shkuar të blejë një lap-top të ri, meqë ai i Tiranës çuditërisht iu vodh në mënyrë të mistershme pasi mbante dokumente të transaksioneve të “Fondacionit Mjaft” me bankat. Sipas Av.Altin Goxhaj i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit: “Problemi kryesor që pati granti i parë i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lënë gjurmë një ditë të bukur e të gjithë fondit të mikrokreditit rinor prej 300 mijë eurosh, fakt që ka implikuar në këtë loje të shëmtuar vetë zyrtarët e BCYF (Balkan Children and Youth Foundation). Këta zyrtare janë vënë në siklet të madh sepse nuk po dinë si ta kontaktojnë (Erion Selinë) dhe të raportojnë dështimin e tyre dhe vrimën financiare me emrin Fondacioni MJAFT që zhduku një ditë të bukur 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para qe u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi te gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai Erion Veliaj. Në opinionin publik shoqëria civile nën kryesimin e Lëvizjes Rinore dhe Qytetare “Zgjohu” ka ftuar zotërinjtë Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga të japin përgjigje se ku i gjetën 111 milionë lekë kapital në kohën kur zhduket fondi prej 300 mijë eurosh e kreditit rinor, për të themeluar biznesin e tyre ortakëror ACG sh.p.k. (Albanian Communication Group sh.p.k. me numër nipti K62225006P ku 30% të aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% beniamini i Ramës, Endri Fuga) i specializuar per import-eksport dhe publikimin e një reviste, e cila tashmë njihet si organi zyrtar i G99?
Sidoqoftë Erion Velija kur të kthehet nga Teksasi pasi ka shijuar kazinotë, kumarin alla Teksas-Holdem dhe diskot, pasi ta ketë shkarkuar adrenalinën, duhet të japë disa sqarime tek prokuroria e rrethit Tiranë. Erion Qelia si të gjithë kryetarët e partive opozitare ka marrë lejen e zakonshme nga “hapja e kutive” dhe është zhdukur krejt, duke u kthyer pa dashje në personazh të emisionit televiziv “Njerëz të Humbur”. Përpos luftës së bojës së zezë që zhvillon grafofili Preç Zogaj, asnjë opozitar tjetër ka dhuntinë t’i imponohet karantinës që ka vënë Edi Rama. Kontrata kolektive e grevës së urisë përcaktoi kohëzgjatjen minimale të lejes në varësi të periudhës efektive të punës së kryer.
Sot aleatët e socialistëve në opozitë janë në mjerim të madh, sepse ata janë aq të vegjël politikisht sa duhet të mblidhen politikisht vetëm atëherë kur amplifikohen prej medieve majtiste të pilotuara nga sms-të e Edi Ramës për të dhënë përshtypjen se mbështetet nga kategori të ndryshme shoqërore, nga një “popull opozitar”, nga njerëz që pa këto parti-vegla nuk do të përfaqësonin kauzën e opozitës përballë pozitës. Porse intensiteti i opinioneve të tyre bie proporcionalisht me ç’tensionimin e klimës politike, me fillimin e djeshëm të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut ku këta liderë të partive të vogla nuk përbëjnë me “tërheqje” shikueshmërie. E gjitha kjo tregon se këta liderë janë vegla dhe ushtarë të bindshëm të një beteje më të madhe sesa interesat e atyre që përfaqësojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›