Dule: "Levizja e deputeteve, jo e moralshme"
Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, denoi diten e djeshme deklaratat e kreut te PDK-se, Nard Ndoka, i cili ftoi deputetet e perjashtuar te PS-se te beheshin pjese e kesaj partie. Sipas Vangjel Dules, levizja e deputeteve nga njeri grup parlamentar ne tjetrin nuk ishte ligjerisht i ndaluar, por ishte pikepamja morale ajo qe e bente te veshtire kete kalim.
"Nuk eshte perjashtim i ligjit, por eshte perjashtim moral. Duhet qe edhe klasa politike te ndjek disa parime morale, qe ne shoqeri jane me te zhvilluara se ne politike", deklaroi Dule, duke sulmuar keshtu indirekt perfaqesuesit e Partise Demokristiane. Por, PDK ka qene nje parti e sulmuar edhe nga elemente te tjere brenda te djathtes. Pak dite me pare, mes kreut te Partise Republikane, Fatmir Mediu dhe kreut te PDK-se, Ndoka, lindi nje konflikt mediatik. Republikani Mediu kerkoi ne nje deklarate per mediat, riformatimin e partive te djathta dhe per pasoje nxjerrjen jashte koalicionit te atyre partive qe nuk kishin nje program te djathte. E menjehershme ishte kunderpergjigjja e Ndokes, i cili theksoi se ne rast ndryshimesh ne kabinetin e djathte PDK do te kerkonte te drejtonte 2 ministri.