E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Cmimi i bukes, i rritur vetem ne Shqiperi"

Kryetari socialist, Rama, nuk ka munguar te akuzoje qeverine edhe ne lidhje me rritjen e cmimit te bukes ne Shqiperi, por edhe te produkteve te tjera te shportes. Pavaresisht argumentit te rritjes se cmimeve, te dhene nga ana e kreut te qeverise, me perdorimin me stil te gjere te etanolit, qe nxirret nga dritherat, Rama nuk ka munguar te shprehet se vendet e rajonit, importuese te grurit dhe misrit nuk kane shenuar asnje rritje ne keto produkte. "Ne rast se tregu nderkombetar, sic thote Kryeministri, do te diktonte jashte mundesive dhe fuqive tona rritje marramendese te cmimeve, atehere do te duhej qe cmimi i bukes te rritej edhe ne Maqedoni, edhe ne Kroaci, edhe ne Bosnje, edhe ne Kosove dhe ne te gjithe rajonin e Ballkanit, per te mos thene ne Evrope e me gjere. Nuk rezulton nje gje e tille. Nuk ka rritje ne te gjitha keto vende, pervec Shqiperise dhe eshte bere banalitet dhe nje konstante talljeje me shqiptaret dhe shqiptaret referimi te koniunktura e tregut nderkombetar, te thatesira kontinentale per te shpjeguar paaftesine e kesaj qeverie", tha Rama. Per te cilin etanoli nuk nxirret as nga vaji floriol dhe as nga vezet, cmimi i te cilave eshte rritur si i bukes.
Energjia
"Kriza energjetike nuk u shkaktua nga faktore te pakontrolluar, por ajo u planifikua nje vit me pare nga Qeveria qe miratoi Planin e 7-te te masave per KESH-in dhe Buxhetin e ketij viti. Ky plan parashikonte rreth 1 miliard kwh energji kufizime per vitin 2007, pra mesatarisht mungese furnizimi me energji ane e mbane vendit cdo dite te vitit, rreth 4 ore ne dite"
Fatura
"KESH kerkon qe peshen e krizes t'ua faturoje taksapaguesve shqiptare, per te cilet ai kerkon qe ne vitin 2008 ta paguajne 40% me shtrenjte se deri tani, pra nga 7,13 leke/kwh ne 9,78 leke/kwh dhe ta beje KESH-in me 44 miliarde leke te ardhura, duke i rritur ato me me shume se 9 miliarde lek, pra e gjithe rritja e te ardhurave te vije nga rritja e cmimit. Rritja e cmimit te energjise elektrike bie mbi konsumatoret qe e paguajne ate rregullisht"

Importi
"Importi i energjise gjate ketyre viteve eshte realizuar me prokurim te drejtperdrejte dhe asnjehere me tender te hapur nderkombetar, ne te shumten e rasteve fitues ka qene firma EFT, e cilesuar nga ana e Berishes gjate qeverisjes se socialisteve, si firme FANTAZME. Cmimi i blerjes nga importi per vitin 2004 ka qene 4.78 lek/kwh, ndersa per vitin 2007 eshte 9,1 lek/kwh"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›