E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: "Levizja e deputeteve, s'perjashtohet mundesia"

Deputeti socialist, Petro Koci, ia faturoi deshtimin e Levizjes per Rimekembjen e PS-se, ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. "Me dredhine qe i beri Nano kesaj levizjeje eshte marre nje goditje e rende. Nano braktisi levizjen brenda PS-se. Jam i zhgenjyer nga Nano", u shpreh Koci, gjate fjales se tij. Kesisoj, sipas vete socialistit Koci, kjo levizje ka deshtuar tashme. Madje, per Kocin, tashme brenda PS-se nuk ka asnje fryme oponente. "Me dredhine qe i beri Nano kesaj levizjeje eshte marre nje goditje e rende, pasi te gjithe aktoret e kesaj levizjeje besuan te Nano, si aktor dhe jo te levizja. Kjo e demtoi shume levizjen, me te cilen Nano pretendonte te merrte drejtimin e PS-se", vuri ne dukje Koci, lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht, duke vijuar po me te njejten fryme kritike ndaj ish-kryetarit te tij, Koci nenvizoi se "Nano me ate qe beri ne takimin e Fierit i beri nje oferte Edi Rames per te arritur ndonje marreveshje te mundshme". Nderkaq, ndalur ne nje largim te mundshem te tre deputeteve te perjashtuar tashme nga PS-ja, ne drejtim te PDK-se, socialisti Koci u shpreh se "nuk jam ne dijeni. Por, nese kjo ndodh, nuk eshte ndonje cudi ne raport me ate cfare ka ndodhur me ta dhe me pare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›