E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miraton mandatimin e Gjin Gjonit si anëtar

TIRANE - Këshilli Lartë i Drejtësisë vlerësoi të ligjshëm dhe konform ligjit emërimin e Gjin Gjonit në postin e anëtarit të KLD-së. Pas shqyrtimit të kësaj kandidature nga ana e KLD-së, në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, nën mbikëqyrjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, emërimi i Gjonit si kandidat u vlerësua në përputhje me kërkesat e ligjit për këtë pozicion.

Këshilli Lartë i Drejtësisë e miratoi emërimin e Gjonit si anëtar të këtij Këshilli me votë unanime. Gjoni më parë ishte mandatuar nga konferenca gjyqësore me 226 vota pro kundrejt kandidatit tjetër Genti Shala. Ai zëvendësoi vendin vakant të lënë nga gjyqtari Arben Broci, i cili tashmë është pjesë e Gjykatës së Lartë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›