E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqipëri-Norvegji, dyndje tifozësh në sportele për biletat

TIRANE - Fluks tifozësh në sportelet e stadiumit “Qemal Stafa”, për të siguruar një biletë për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Norvegji, e parashikuar për tu luajtur më 7 qershor në Tiranë. Mësohet se tifozët janë dyndur sot në sportele, që prej orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që numri i biletave të hedhura në treg është rreth 7 mijë.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë të kishte kaq kërkesa për të parë ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, aq më tepër përballë një kundërshtari të tillë si Norvegjia. Kërkesat më të mëdha (flasim pas. viteve '90), kanë qenë për ndeshjen me Greqinë, ku bileta arriti deri në 150 mijë lekë, disi më pak në ndeshjen me Anglinë, ndërsa për 7 qershorin 2013 kërkesat kanë arritur kulmin.

Stadiumi "Qemal Stafa" ka një kapacitet prej 16.900 vendesh. Sipas FSHF-së, 10 mijë bileta janë prenotuar online, ose përmes kërkesave të ardhura nga individë apo institucione të ndryshme, shtetërore dhe private. Nga këto, 300 vende janë për tifozët miq. 700 janë zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ministri, drejtori, gjykatë, prokurori, deri tek ambasadat. Pjesa tjetër, pra rreth 7 mijë bileta janë hedhur sot në treg.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›