Moti gjate javes e merkura dita me ftohte
Shqipëria do të jetë nën pushtetin e reshjeve edhe ditët në vijim. Moti i paqëndrueshëm pritet të mbizotërojë në vend deri të dielën e ardhshme. Temperatuarat pritet të pësojnë ulje graduale që me fillimin e javës. Të hënën sipas shërbimit “Meteoalb” termometri do të shënojnë katër grade më pak, ndërkohë që e mërkura pritet te jetë dita më e ftohtë e javës. Vetëm të shtunën parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave. Megjithatë sipas shërbimit “Meteoalb” muaji shkurt pritet të mbyllet me temperature 2 gradë më të ulta se normalja.