Veriu nën borë. Emergjencat vijojnë, shkollat e mbyllura
TIRANE-Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza eTropoja vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë rreth 3 m në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet. Kjo situatë po vijon prej 13 ditësh duke shkaktuar emergjenca të shumta.
Banorët nga zonat e thella apelojnë për hapje të rrugëve pasi u kanë mbaruar furnizimet me ushqime dhe ilace. Ndërkohë që prej ditësh vijojnë operacionet humanitare, qeveria shpalli dje gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kryeministri kërkoi që të ndërhyhet kudo ku ka emergjenca me qëllim mos të shënohet asnjë humbje njerëzore.
Ne keto zona eshte nderprere mesimi prej disa ditesh, banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem per shkak te ngricave ne tubacione, ndersa mungon energjia elektrike ne disa fshatra.
Një grua shtatzënë është transportuar me barrelë nga Luseni në Domaj për të lindur fëmijën.
Sot paradite mësohet se të bllokuara janë akset Shkodër-Pukë-Fushë Arrës-Qafë Mali-Kukës si dhe Qafë Mali-Bajram Curri, Fushë Arrës-Shpal.
Aksi Morinë-Kalimash po mbahet hapur me vështirësi. Lëvizja me zinxhirë kryhet vetëm në një krah.
Mësimi është ndërprerë në të gjitha zonat me bore prej disa ditësh ndërsa pritet që situata të përkeqësohet pasi moti i keq po vepron ende fuqishëm në këto zona.
Në Trebishte të Dibrës janë dëmtuar catitë e disa shtëpive kurse në Shalë është shembur n2 shtëpi dhe një shkollë.
Kreu i komunës Shalë raporton se banorët kanë vetëm për 3 ditë rezerva ushqimore ndërsa në Kukës mbërritën dje ndihma ushqimore.
Në Dukagjin dhe Vermosh trashësia e borës ka arritur 3 metra dhe të gjtha rrugët janë totalisht të bllokuara
Në juglindje bora vijon të krijojë probleme në Dardhë ku aksi Korcë-Dardhë vijon të jetë i bllokuar ndërsa të izoluara paraqiten Lekasi, Vithkuqi, Trebinja.
Në Gramsh sot njoftohet se janë bllokuar nga bora 7 fshtara të komunës Porocan. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Komunës, Maliq Buzani.
Sot paradite kanë nisur stuhi bore në Pukë, Kukës. Ne Diber temperatura ka shenuar -13 grade Celsius dioten e sotme.
Por, sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë disa ditë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bora, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore