Keshilli i Legjislacionit rrezon nismen e PS per ndryshimet kushtetuese Rozeta Rapushi
U deshen me shume se dhjete ore qe Keshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, te rrezonin paketen e propozimeve te Partise Socialiste per ndryshimet ne Kushtetute. Me 16 vota kunder dhe 11 vota pro, ne mbremje, pas nje seance maratone, ligjvenesit rrezuan ne parim nismen e PS-se, per t'ia kaluar me pas vendimin perfundimtar seances plenare. Para arritjes ne kete vendim, mazhoranca kerkoi nga opozita qe ta terhiqte paketen per ndryshimet kushtetuese per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese, ate te Larte, ne Keshillin e Drejtesise dhe te Prokurorit te Pergjithshem. Por socialistet nuk e pranuan kete kerkese, cka beri qe propozimet te kalojne per shqyrtim ne seancen parlamentare. Per ore te tera, deputetet socialiste, pasi degjuan mendimet e eksperteve kerkuan qe vendimi te merret pas konsultimeve me to, por pa rezultat. "Patem nje seance te gjate, kemi nevoje t'i hedhim nje sy me mire informacioneve qe morem dhe te zhvillojme nje diskutim te frytshem, ne grupin parlamentar te PS. Ishte nje diskutim profesional", - kerkoi relatori i opozites, Pandeli Majko. Por sipas Ilir Rusmalit, per hir te punes dhe afateve te nderkombetareve, duhet te arrihet nje vendimmarrje. "Ta bejme naten dite, sepse shqiptaret, Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian presin vendimmarrje", - tha Rusmali. Kjo ndarje beri qe tonet mes paleve te rriten edhe me tej. "Historite me 'kurre nuk behet', hiqini. Erdhem ne pozite te veshtire ne kete mbledhje, sepse e dinim qe nuk do te pranonit gje. Nuk po i kerkojme per zgjedhje te parakohshme, apo fenomene te tjera ndryshimet kushtetuese, por per sistemin e drejtesise", - tha Majko. "Te beni tere kete strategji per humbjen e zgjedhjeve ne 2013, e kuptoj. Por nese Berisha fiton me 3/5 cdo te beni?", - ironizoi demokrati Strazimiri. Por, sipas socialistit Fatmir Xhafaj, mazhoranca nuk pranon te miratoje nje nisme te tille, pasi i intereson vetem dhuna e kartoneve te saj. "Doni ta ruani kete gje, te keni kartonet. Nuk eshte logjike e shendetshme. Kjo eshte ne interes te pushtetit tuaj, por jo te reformave. Ne duam te bejme hapa perpara dhe i qendrojme nismes deri ne fund", - vijoi debatet Xhafaj. Ndersa mazhoranca, permendi faktin se jo vetem ajo, por edhe ekspertet dhe konstitucionalistet e kundershtuan nismen si bllokuese. "Asnje nuk iu afrua nismes se PS dhe propozimeve tuaja, perjashtuar zotin Jaho. Por kur e keni dhene ju konsensusin, qofte edhe per nje rast, per nje gjyqtar qe do ta beni ne te ardhmen. Nisma te tilla jane vetem bllokuese", - u shpreh demokrati Dashnor Sula. Demokratet e cilesuan kerkesen per votimin me 3/5 te zgjedhjes se krereve te institucioneve dhe personaliteteve te drejtesise jo si mundesi per zgjidhje, por si spirale krize. "Si rastin moldav, ku presidenti nuk u zgjodh sipas detyrimit me 3/5 dhe vazhdon te jete ne detyre, sepse Gjykata Kushtetuese e la vendimin ne fuqi", - permendi Rusmali.