E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli vizitë në Maqedoni

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shkup, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
 

Në ditën e parë të vizitës së saj, Topalli do të takohet me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi ndërsa më pas do të vizitojë Shtëpinë muze të Nënë Terezës, Komunën e Çairit si dhe do të ketë një darkë pune me Zv/Kryeministren për Eurointegrime, Teuta Arifi.
 

Në ditën e dytë të vizitës, Topalli dhe deputetët që e shoqërojnë, në orën 10.00 do të priten në një takim zyrtar nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ndërsa më pas Topalli do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Maqedonisë.
 

Topalli, përveç takimit me deputetët e grupit të miqësisë Maqedoni-Shqipëri, do të takohet edhe me një grup të grave deputete si dhe në vijim do të ketë takim me Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me Presidentin Gjorgje Ivanov.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›