E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Infermieria nuk mund te paguaje taksa me shume se Berisha

Kryesocialisti tur takimesh ne Librazhd e Lezhe. Takohet me ish te perndjekurin Dode Miri

Kryetari i Partise Socialiste deklaron se taksa nuk mund te jete e njejte si per punonjesit e administrates shteterore me ate te ministrave dhe Kryeministrit. Turi i ndermarre ne kuader te procesit te anetaresimeve te reja ne PS perfshiu edhe Librazhdin e Lezhen. Te rinjte e Librazhdit e jetuan ndryshe kete fundjave. Per 350 te rinj ishte emocion anetaresimi ne Partine Socialiste. Ndersa ka ndare teserat kreu socialist Edi Rama u ka bere thirrje te rinjve te merren me politike per te sjelle ndryshimin ne Shqiperi. Nuk eshte e mundur qe nje infermiere te paguaje me shume taksa se sa doktori kryeminister nuk eshte e mundur qe nje polic te paguaje me shume taksa sesa ministri i Brendshem. Nuk eshte e mundur qe nje mesuese te paguaje me shume taksa sesa ministri i Arsimit nuk eshte e mundur qe te gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi qe e kane nje pune dhe kane nje rroge per te mbijetuar ne sektorin shteteror apo privat te paguaje me shume taksa sesa te gjithe deputetet e Kuvendit te Shqiperise. Nuk eshte e mundur qe nje dyqanxhi qe qendron ne dyqan ne dy turne bashke me te shoqen e femijet per te siguruar mbijetesen dhe per te arritur fundin e muajit te paguaje me shume taksa sesa nje korporate e madhe qe fiton miliona ne muaj tha Rama. Lideri i opozites cilesoi si jetike kontributin individual te cdo qytetari per te sjelle ndryshimin e qeverisjes se vendit Por te jeni te sigurt qe ne qofte se secili nuk ben luften e tij sot qe kjo te ndryshoje sot atehere neser gjerat do te vazhdojne te jene po keshtu dhe nese kane kaluar 22 vjet nga dita kur Shqiperia u clirua prej kthetrave te diktatures dhe mbetet peng i kthetrave te nje te keqeje te madhe qe i merr frymen cdo dite mund te kalojne dhe 22 te tjere ne qofte se njerezit e zakonshem te ketij vendi nuk i thone ndal kesaj te keqeje dhe nuk marrin ne dore fatin e ketij vendi sic keni vendosur ta merrni ne dore ju duke u bere sot anetare dhe anetare te Partise Socialiste. Kryesocialisti ka vleresuar edhe anetaresimet ne rritje ne qytetin e Lezhes. Nder te gjithe rrethet e vendit Lezha eshte zona ku procesi i hapjes se PS-se ka deri tani suksesin me te madh Anetaresia eshte rritur me 61 shkruan Rama. Ai ka theksuar me tej se ne Lezhe  eshte takuar me anetaret e rinj jo vetem te moshes se re pas nje procesi te hapur regjistrimesh ne cdo njesi vendore. Rama thekson me tej se vijon efekti zinxhir i REFRESSH duke bere qe PS-ja te rritet ne numer e ne energji pozitive per Rilindjen Shqiptare. Jane 450 anetaresime te reja ne Librazhd shkruan Rama ne Twitter. Ai gjithashtu e cileson si mbreselenes numrin e grave dhe vajzave te anetaresuara gjate ketij procesi ne qytet e komuna. Jane 383 gra dhe vajza. Shembull per tu marre nga te gjitha rrethet thekson me tej kryesocialisti. Rama ne Lezhe ka takuar dhe ish te perndjekurin Dode Miri i cili sipas kryesocialistit mori pjese ne kete takim. Miri u be objekt polemikash mes dy kampeve per shkak te nje sms telefonik te shkembyer me liderin e PS-se.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-93bcfe6c9a6acc4c2c968100e755d29c function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Kuvend PD bllokon mandatin e PS ne Durres 44 minuta me pare ... Partia Demokratike bllokon mandatin e deputetit te PS-se te lene ... PD propozon Elvis efen ne vend te Kreshnik Spahiut ne KLD 46 minuta me pare ... Partia Demokratike ka firmosur me deputetet e saj nismen per ... Moratoriumi Berisha Nisme e papranueshme nga opozita lejimi i skafeve 4 ore me pare ... Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si te papranueshme nismen ... Kosove lirohen policet e arrestuar nga Serbia 8 ore me pare ... Policet i jane dorezuar EULEX-it. Pritet te arrijne pasdite ne Kosove KFOR heton vendin ku u arrestuan dy policet kosovare 13 ore me pare ... Nje komision ushtarak i KFOR-it ka nisur inspektimin ne vendin ... Qeveria e Kosoves shprese nga nderkombetaret per lirimin e dy policeve 13 ore me pare ... Qeveria e Kosoves po shpreson qe permes presionit te faktorit ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›