Daçiç: Kallëzim penal ndaj dy policëve kosovarë

Ivica Daçiç (foto Beta)
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ritheksoi se dy policët kosovarë “janë arrestuar, sepse kanë qenë të armatosur dhe të uniformuar në territorin e Serbisë qendrore.
Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë paraqitur sot në gjykatë dhe për ta do të ngrihet një kallëzim penal, tha Dacic.
Ai porositi autoritetet kosovare që të shohin punët e veta, duke ngritur pyetjen se çfarë detyre kishin policët në territorin e Serbisë qendrore. /Express/