Keshilli i Ministrave duke njohur situaten ne qytetin e Laçit ku per shkak te çarjes se tubave nga presioni i ujit ne rrjetin e shperndarjes, si per arsye te amortizimit dhe te nderhyrjeve te paligj
Keshilli i Ministrave duke njohur situaten ne qytetin e Laçit ku per shkak te çarjes se tubave nga presioni i ujit ne rrjetin e shperndarjes, si per arsye te amortizimit dhe te nderhyrjeve te paligjshme ne te gjithe rrejtin, gje ka sjelle çarjen e tubave duke u bere shkak per perzjerjen e ujit te pijshem me ujerat e zeza dhe si rezultat eshte perhapur hepatitis I grupit A, me origjine epidemike, miratoi ne mbledhjen e sotme, vendimin per lejimin e perdorimit te procedures "Prokurim i drejtperdrejte" per rikonstruksionin e rrjetit te ujesjellesit dhe kanalizimeve ne lagjen nr. 2 dhe 3 te Bashkise se Laçit".
Lejimi i Drejtorise se Pergjithshme te Ujesjelles-Kanalizimeve te perdore procedurat e prokurimit te drejtperdrejte per rikonstruksionin e rrjetit te ujesjellesit dhe kanalizimeve ne qytetin e Laçit do te behet pasi situata eshte emergjente dhe koha nuk pret. Per te dale nga gjendja e krijuar, afati i realizimit te punimeve do te jete vetem 30 dite nga dita e lidhjes se kontrates me shoqerite realizuese.
Per zbatimin e punimeve te ketij projekti do te shpenzohen 20 470 000 leke, te cilat do te perballohen nga programi i investimeve i Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, per vitin 2003.