E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Ministrave, zhvilloi sot mbledhjen e radhes nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, me tematike: "Thellimi I reformave ne sektorin e energjise". Keshilli I Ministrave e shikon si d

Keshilli i Ministrave, zhvilloi sot mbledhjen e radhes nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, me tematike: "Thellimi I reformave ne sektorin e energjise".

Keshilli I Ministrave e shikon si domosdoshmeri thellimin e reformave ne sektorin e enegjise elektrike, per te perballuar situaten e krijuar prej vitesh dhe per te garantuar nje qendrueshmeri te vazhdueshme me furnizim me energji elektrike popullaten, ekonomine, biznesin dhe gjithe veprimtarine e vendit. Per kete qellim sot miratoi nje pakete aktesh normative, te cilat synojne permiresimin e gjendjes ne kete fushe jetike. Ketyre reformave I sherben edhe vendimi "Per çmimet tavan te shitjes se energjise elektrike, per perdoruesit familjare dhe jofamiljare". Ky vendim u diktua nga domosdoshmeria per rishikimin tarifor te shitjes se energjise elektrike, duke patur si baze reale procesin e prodhim- transmetim dhe shperndarjes te saj. KESH, sha, te mund te siguroje ne te ardhmen daljen si nje shoqeri financiarisht e pavarur, duke tentuar te mbuloje kostot kapitale nepermjet te ardhurave.

Po ne kuadrin e thellimit te reformave ne sektorin e energjiise elektrike Keshilli i Ministrave miratoi dy vendime per fillimin e procedurave per ndertime hidrocentralesh me koncesion ne Urake te Librazhdit dhe dy hidrocentrale ne rrethin e Bulqizes. Ngritja e ketyre hidrocentraleve eshte me rendesi prioritare dhe kombetare pasi me venien ne pune te tyre do te rritet prodhimi i energjise elektrike ne vend, do te rritet siguria e furnizimit me energji sidomos ne keto zona ku ata do te ndertohen si dhe do te rritet njeshem cilesia.
U miratuan edhe vendime te tjera te rendesishem per privatizimin e disa uzinave ne sektorin e naftes,si dhe vendimet per miratimin, ne parim, te marreveshjes se Tregtise se Lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes Federale te Jugosllavise si dhe me Bosnje Hercegovinen.
Qeveria jep rreth njezet milion e peseqind mije leke te reja per rikonstruksionin e rrjetit te ujesjellesit dhe kanalizimeve ne qytetin e Laçit

U miratua vendimi: "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 602 dt. 2.11. 2001, te KM, "Per çmimet tavan te shitjes se energjise elektrike, per perdoruesit familjare dhe jofamiljare" .

Marrja e ketij vendimi nga ana e Qeverise erdhi si domosdoshmeri e rishikimit tarifor te shitjes se energjise elektrike, duke patur si baze reale te procesit te prodhim- transmetim dhe shperndarjes se saj. Me sistemin e ri te çmimeve tavan te energjise elektrike synohet:

1.Te arrihet qe çmimi mesatar i rritjes se energjise elektrike te jete ne nivelin 5,86 leke/kWh, aq sa percaktohet ne VKM nr. 35 te dates 28. I. 2002 "Per miratimin e planit te masave per permiresimin e treguesve tekniko-finaciare te KESH sh.a.-se, per vitet 2002-2003" si dhe ne Planin e Veprimeve per vitet 2003-2005.

2.KESH, sha, te munde te siguroje ne te ardhmen daljen si nje shoqeri financiarisht e pavarur, duke tentuar te mbuloje kostot kapitale nepermjet te ardhurave.

3.Te ulet deri ne eleminimin perfundimtar kontributi i Qeverise per subvencionimin e importit te energjise elektrike ose ne aktivitete te tjera te industrise elektrike.

4.Te nxise investitoret e huaj dhe vendas per ndertimin e burimemeve te reja per prodhimin e energjise elektrike ne vend.

5.Te ndikoje te perdoruesit familjare per nje perdorim racional te energjise elektrike, duke zevendesuar perdorimin e saj per ngrohje e gatim me burime te tjera alternative dhe ne uljen e kerkeses per energji elektrike.

Sipas vendimit te Qeverise, ne sistemin e ri te cmimeve tavan perdoruesit e nergjise elektrike ndahen ne tri kategori: perdoruesit familjare, perdoruesit speciale te ekonomise dhe kategoria e trete qe perfshin perdoruesit e tjere.

Per perdoruesit e kategorise se dyte dhe te trete ose jofamiljare cmimet tavan behen nga 6 ne 8 leke/kWh dhe nga 8 ne 9 leke/ kWh. Cmimet e per subjektet e industries se rende si nafta, bakri, kromi etj. ruhet I njejti nivel, 8 leke per kWH.

Per perdoruesit familjare qe jane pajisur me mates ate enrgjise elektrike, do te vazhdoje te perdoret sistemi dytarifor I cmimit te shitjes se energjise elektrike. Ky system parashikon qe per shkallen e pare te perdorimit me limit 300 kWh ne muaj, cmimi tavan te jete 4,5 leke/kWh nga 4 leke qe eshte aktualisht, ndersa per sasine e energjise elektrike te perdorur mbi kete limit, cmimi tavan te jete 10 leke/kWH, 8 leke per kWh qe eshte sot. Rritja e cmimit tavan te energjise elektrike per perdoruesit familjare, do te kufizoje rritjen e ngarkesave ne rrjetin elektrik, i cili duke mos qene i projektuar dhe ndertuar per ngrohje me energji elektrike, aktualisht eshte shume i demtuar. Sistemi dytarifor krahas shume epersive, favorizon perdoruesit me te ardhura te ulta, sidomos familjet e vogla dhe ato fshatare, duke mos cenuar nivelin e tyre ekonomik. Me aplikimin e cmimit me te larte te shkalles se dyte kerkohet te eleminohet perdorimi I energjise elektike per gatim dhe ngrohje, ne menyre qe popullata t'i drejtohet burimeve te tjera alternative.

Keshilli i Ministrave ne kuadrin e paketes se akteve normative per reformen ne sektorin e energjise elektrike miratoi edhe vendimin; "Per miratimin e programit te veprimit per permiresimin e treguesve tekniko-financiare te KESH, sha-se per vitin 2003-2005".

Ne strategjine per permiresimin e treguesve tekniko-financiare, KESH-i ka pecaktur marrjen e nje sere masash, nepermjet realizimit te nje programi veprimesh.
Objektivat kryesore qe duhet te arrihen ne kete program veprimesh jane: Rritja e faturimit te energjise elektrike, rritja e arketimit te energjise elektrike, permiresimi i furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve, nepermjet rehabilitimit te tri hallkave te sistemit, prodhim-transmetimit-shperndarje, perballimi i kerkesave ne rritje per energji per nevojat e vendit, permiresimi i situates financiare te KESH-it. Keto objektiva do te arrihen nepermjet realizimit te masave teknike, organizative dhe qeveritare. Ne masat teknike perfshihen realizimi i nje sere projektesh ne permiresimin e matjes se energjise elektrike, rehabilitimin e sektoreve te prodhimit, transmetimit, shperndarjes dhe shitjes te energjise elektrike dhe ndertimit te njesise se pare te TEC-it te ri ne Vlore. Ndersa ne masat organizative perfshihen vazhdimi i asistences ne menaxhimin e KESH-it nga ana e kompanise italiane ENEL S. pa., perfashirjen ne sha,KESH te kompanive pilot, ristrukturimin e divizionit te shperndarjes, reduktimin e fuqise punetore, eleminimin e lidhjeve te paligjshme te energjise elektrike, zbatimin e sistemit faturues te kompjuterizuar ne te gjithe vendin etj.

Ne masat qeveritare perfshihen subvencioni per energjine elektrike qe do te importohet, detyrimi per borxhet e vjetra te subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore dhe angazhimin per pagesen 100 perqind te faturave te energjise elektrike per vitin 2003 per to, subvencioni per ujesjellesat dhe per kompanine italiane DARFO.

Ne keto masa gjithashtu perfshihet edhe angazhimi i qeverise per perjashtimin e KESH-it nga taksat doganore per pajisjet e importuara per projektet e financuara nga kredite dhe huate, rishikimi i politikave te cmimeve te lendeve djegese energjetike etj.

Po ne kuadrin e thellimit te reformave ne sektorin e energjiise elektrike Keshilli i Ministrave miratoi dy vendime per fillimin e procedurave per ndertime hidrocentralesh me koncesion. Ngritja e ketyre hidrocentraleve eshte me rendesi prioritare dhe kombetare pasi me venien ne pune te tyre do te rritet prodhimi i energjise elektrike ne vend si dhe do te rritet siguria e furnizimit me energji sidomos ne keto zona ku ata do te ndertohen dhe di te rritet ndjeshem cilesia e saj.

Keshtu Qeveria miratoi vendimin: "Per fillimin e procedures se ndertimit, me koncesion, te hidrocentralit te Urakes" ne rrthin e Librazhdit.

Qellimi i keti vendimi eshte fillimi i procedures me koncesion ke ketij hidrocentrali nga Shoqeria "Skraqi", shpk, Elbasan. Koncesioni do te jete i formes "BOO" (ndertim, pronesi, shfrytezim). Ky hidrocentral do te shfrytezoje ujerat e burimit te Qafe Thanes, me nje renie te ujit prej 58 m dhe me fuqi te instaluar prej 400 kW.

Po keshtu Keshilli I Ministrave miratoi vendimin: "Per fillimin e procedures se ndertimit, me koncesion, te formes "BOO" (ndertim, pronesi, shfrytezim), te hidriocentraleve ne Ternove dhe Zalli Bulqizes".

Edhe ky vendim synon fillimin e procedurave te ndertimit, me koncesion te hidrocentraleve ne Ternove dhe Zalli Bulqizes, nga Shoqeria "Teodori", shpk, Tirane. Ne projektin e pergatitur nga kjo shoqeri eshte parashikuar ndertimi dhe shfrytezimi i hidrocentraleve me gjashte akse, ne kaskade, ne liqenet e Ternoves. Keto hidrocentrale do te shfrytezojne ujerat e pellgut ujembledhes te Liqeneve te Ternoves, qe ndodhen ne malet e Martaneshit. Hidrocentrali do te kete nje fuqi prej 3200 kW dhe prodhim mesatar vjetor 15. 57 milion kWh.
Po kjo shoqeri do te ndertoje nje hidrocentral ne Zallin e Bulqizes qe furnizohet nga kanali ujites "Zalli I Bulqizes" me kapacitet 2x1000kW dhe prodhim mesatar prej 13.2 milion kWh.
Te gjitha punimet e ndertimit si dhe pajisjet e makinerite do te jene te nivelit bashkekohor. Venja e tyre ka nje rendesi te madhe pasi do te rritet prodhimi I energjise elekektrike ne vend.

Sot ne mbledhjene Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e normave, te rregullave dhe kushteve te projektimit dhe te ndertimit, te prodhimit dhe ruajtjes se nxehtesise ne ndertesa".
Nje vend te rendesishem ne konsumin total te energjise ka zene konsumi i energjise ne ndertesa, ku sic dihet nga te gjithe problem ka qene dhe mbetet ngrohja e tyre. Ngrohja ne Shqiperi ndryshe nga te gjitha vendet e tjera realizohet ne shumicen e rasteve me energji elektrike. Konsumi i madh i energjise per ngrohje ka shkak kryesor humbjet e medha te nxehtesise ne godinat tona si rezultat i ndertimit te tyre pa marre parasysh eficencen e ruajtjes se nxehtesise ne to.
Qe keto ndertime te disiplinohen persa I perket ruajtjes se nxehtesise propozohet ky vendim mbi ruajtjen e energjise ne ndertesa, ku percaktohen normat rregullat dhe kushtet e projektimit dhe te ndertimit, te prodhimit dhe ruajtjes se energjise ne ndertesa.

Gjithashtu Keshilli i Ministrave vendosi "Per likujdimin e Shoqerise "Albania Petroleum Corporation"(APC), sha, Tirane. Likujdimi I kesaj shoqerie u be per shkak te pushimit te objektit te shoqerise. Aksionet dhe kuatat e kesaj shoqerie t‘u kalojne shoqerive "Albpetrol sha, "ARMO", sha, "SERVCOM" sha, "Uzines mekanike te naftes", shpk, Kucove, "Transnafta", shpk, Patos dhe "Uzines mekanike", shpk, Patos, ne kuadrin e realizimit te ristrukturimit te plote te shoqerive te naftes.

Po keshtu Keshilli I Ministrave vendosi "Per privatizimin e Shoqerise "Uzina mekanike", shpk, Patos.

Me anen e ketij vendimi shpallet fillimi I procesit te kesaj uzine dhe percaktohet forma dhe struktura e formules se privatizimit te kesaj shoqerie. Ne vendim parashikohet forma e privatizimit nepermjet transferimit te të tretet te se drejtes se pronesise te pjeseve te barabarta te kapitalit. Madhesia e kesaj pakete do te jete jo me pak se 51 % te vleres se kapitalit te nenshkruar, duke siguruar bleresit maxhorancen dhe forma e transferimit te pronesise te kesaj pakete do te jete shitja me ankand. Ish – pronareve te truallit u afrohen pjese te barabarta te kapitalit, sipas vleres se ketij trualli te perfshire ne kapitalin e shoqerise. Punonjesve te shoqerise i jepet diferenca e pjeseve te barabarta te kapitalit qe mbetet, pasi nga kapitali themeltar I shoqerise të zbriten paketa e pjeseve te barabarta te kapitalit e shitur ne leke dhe paketa e pjeseve te barabarta te kapitalit qe ju afrohen ish- pronareve te truallit. Numri I punonjesve qe perfitojne nga privatizimi eshte 217 veta.

Keshilli I Ministrave vendosi edhe "Privatizimin e Shoqerise "Transnafta", shpk, Patos.
Me anen e ketij vendimi shpallet fillimi i procesit te kesaj uzine dhe percaktohet forma dhe struktura e formules se privatizimit te kesaj shoqerie. Forma e privatizimitdo te jete nepermjet transferimit tek të tretet të se drejtes se pronesise te pjeseve te barabarta te kapitalit. Madhesia e kesaj pakete do te jete jo me pak se 51 % te vleres se kapitalit te nenshkruar, duke siguruar bleresit maxhorancen dhe forma e transferimit te pronesise te kesaj pakete do te jete shitja me ankand
Ish – pronareve te truallit u afrohen pjese te barabarta te kapitalit, sipas vleres se ketij trualli te perfshire ne kapitalin e shoqerise.
Punonjesve te shoqerise u jepet diferenca e pjeseve te barabarta te kapitalit qe mbetet, pasi nga kapitali themeltar I shoqerise te zbriten paketa e pjeseve te barabarta te kapitalit te shitur ne leke dhe paketa e pjeseve te barabarta te kapitalit qe ju afrohen ish- pronareve te truallit. Numri I punonjesve qe perfitojne nga privatizimi eshte 212 veta.

U miratua edhe vendimi "Per miratimin e rregullores se funksionimit te zones se lire".
Rregullorja permban nje permbledhje procedurash, rregullash dhe afatesh qe e orientojne zhvilluesin, perdoruesin apo subjekte te tjera te interesuara te zhvillojne aktivitetin brenda nje zone te lire. Ne kete rregullore, ne pjesen e pare percaktohen objektivat kryesore te saj: zhvillimi, administrimi, drejtimi, mbikqyrja dhe kontrolli i zones se lire si dhe perkufizimet e disa nocioneve te fushes qe ajo rregullon. Ne pjesen e dyte percaktohen ne menyre te qarte, te plote dhe te detajuar, hapat qe kane te bejne me proceduren e aplikimit dhe licensimit te zhvilluesit, duke filluar nga kerkesat dhe dokumentacioni perkates qe duhet te plotesoje aplikuesi, deri ne miratimin dhe pajisjen e tij me license. Ne kete rast, jane patur parasysh kompentencat e Keshillit te Ministrave, te njohura ne ligjin baze, per shpalljen e e zones se lire, pranimin e aplikimit dhe miratimin e subjektit zhvillues. Ne kete pjese eshte percaktuar edhe forma dhe permbajtja e licenses, menyra e hartimit, depozitimit dhe zevendesimit te saj ne rastet kur ajo humbet, demtohet si dhe ne rastet e ndryshimit apo revokimit te vete objektit te licenses. Ne pjesen e trete, jane percaktuar te drejtat dhe detyrimet e zhvilluesit, pervec atyre te percaktuara ne ligjin "Per zonat e lira". Pjesa e katert e rregullores trajton procedurat e aplikimit dhe licensimit te perdoruesve, duke percaktuar fillimisht statusin juridik te personave fizike apo juridike qe mund te marrin persiper rolin e perdoruesit te nje zone te lire. Me pas vijohet me kerkesat e nevojshme per aplikim si dhe momentet e rilicensimit apo rinovimit te licenses, si dhe permbajtjen dhe formen e saj ne keto raste. Ne pjesen e peste percaktohen te drejtat dhe detyrimet e vecanta te perdoruesit qe lidhen me ushtrimin e kontrollit nga organet tatimore dhe doganore, te rendit dhe gjithe organet e tjera te kontrollit shteteror, per verifikimin e zbatimit te detyrimeve te parashikuara ne license dhe kontrate. Ne pjesen e gjashte te rregullores, jane percaktuar qarte funksionet e perfaqsuesve te Entit Kombetar te Zonave te Lira ne drejtim te dhenies se lejeve te te hyrjes dhe qendrimit ne zone, ushtrimit te kontrollit dhe mbikqyrjes, ne rast nevoje, marrjes dhe dhenies se informacionit nga subjektet qe veprojne brenda saj, si dhe raportimin e aktivitetit te tyre ne Keshillin Drejtues te Entit, duke ju dhene ketyre atributet e koordinatorit. Ne pjesen e shtate dhe te fundit te rregullores, eshte trajtuar ne menyre specifike, funksionimi i Keshillit Drejtues, duke paraqitur ne menyre te detajuar aspektet organizative dhe ato proceduriale te tij; thirrjen e mbledhjeve, problematiken e diskutimeve, numrin e anetareve pjesemarres, marrjen e vendimeve dhe menyren e votimit.

U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te Memorandumit te Mirekuptimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Europes, per statusin e zyres se informacionit te Keshillit te Europes, ne Republiken e Shqiperise".
Objekti i veprimtarise se ketyre zyrave do te jete kontributi dhe mbeshtetja e zbatimit te programeve te Keshillit te Europes, ndihme per individet, OJQ-te ose institucionet politike per te zhvilluar kontaktet me Keshillin e Europes, perhapja, perkthimi dhe publikimi i teksteve te Keshillit te Europes, pjesemarrja ne emer te Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes ne aktivitete te zhvilluara ne vendin prites etj. Memorandumi i Mirekuptimit parashikon qe zyrtaret e kesaj zyre do te gezojne te gjitha imunitetet dhe privilegjet e njohura ne Marreveshjen e Pergjithshme dhe konkretisht do te kene imunitet ndaj procedimeve ligjore per aktet apo mendimet e shprehura gjate kryerjes se detyres se tyre, te perjashtohen nga tatimet dhe taksat per perfitimet dhe pagat nga Keshilli i Europes. Keto privilegje dhe imunitete u jepen zyrtareve ne interes te Keshillit te Europes dhe jo per perfitime personale te individeve. Detyrimi i Qeverise shqiptare per kete zyre eshte sigurimi i ambjenteve pa qera per ushtrimin e aktiviteteve te saj. Veprimtaria e kesaj zyre do te mbulohet nga buxheti i Keshillit te Europes.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Sllovenise, per asistencen e ndersjellte ne ceshtjet doganore" .
Kjo marreveshje eshte hartuar ne perputhje me modelin dhe udhezimet me te fundit te Organizates Boterore te Doganave dhe eshte e ngjashme me marreveshjet e perfunduara nderkohe me Italine, Greqine, Turqine dhe Maqedonine. Palet marrin persiper t'i japin asistence njera-tjetres, sipas dispozitave te kesaj marreveshje, ne drejtim te zbatimit te rregullit te legjislacionit doganor dhe ne vecanti per parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve te ketij legjislacioni.
Kjo marreveshje krahas rendesise praktike ne lidhje me bashkepunimin ne luften kunder evazionit fiskal dhe krimit nderkufitar, institucionalizon bashkepunimin nderqeveritar te konkretizuar, ne bashkepunimin e institucioneve te sferes fiskale.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miartimin e protokollit te bashkepunimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise, ne fushen e Sigurimeve Shoqerore"
Protokolli perben kuadrin brenda te cilit palet do te zhvillojne marredheniet e tyre ne fushen e sigurimeve shoqerore, nepermjet institucioneve kompetente dhe konkretisht: Institutit te Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore te Greqise. Bashkepunimi ndermjet paleve konsiston ne shkembimin e akteve ligjore baze lidhur me sistemet e sigurimeve shoqerore ndermjet dy vendeve: shkembimin e eksperiences per ceshtjet qe kane te bejne me skemat e sigurimeve shoqerore respektive, shkembimin e eksperiences ne lidhje me organizimin, administrimin dhe automatizimin e sistemit te sigurimeve shoqerore respektive, shkembimin e eksperiences ne fushen e mbledhjes se te dhenave per te financuar dhe menaxhuar fondet ne qender dhe ne zonat periferike etj. Ky bashkepunim do te konkretizohet nepermjet misioneve, vizitave studimore te zyrtareve te larte dhe te eksperteve: organizimit te takimeve, konferencave, simpoziumeve dhe seminareve mbi sigurimet shoqerore, shkembim informacioni dhe materialesh, si dhe vendosjen e bashkepunimit te drejtperdrjete midis Drejtorive Rajonale perkatese te Sigurimeve Shoqerore.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se Tregtise se Lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes Federale te Jugosllavise"
Marreveshja e Tregtise se Lire ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes Federale te Jugosllavise, eshte rezultat I procesit dhe angazhimit rajonal, te bashkedrejtuar nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Finances. Ne kete proces pjese aktive e tij jane edhe ministrite dhe institucionet e tjera te perfshira, si Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, Ministria e Industrise dhe Energjetikes, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Drejtoria e Pergjithshme e Standarteve, etj. Kjo marreveshje synon:
• angazhimet e saja qe kane te bejne me zbatimin e memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe lehtesimin e Tregtise ndermjet vendeve perfaqesuese te Paktit te Stabilitetetit, neneshkruar nga Ministrat e Tregtise te vendeve te Europes Juglindore, ne kuadri e Paktit te Stabilitetetit, Bruksel, qershor 2001:
• hapjen e negociatave per marreveshjen e tregtise se lire me Kosoven
• plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim asocimit me BE
• arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise se lire, etj

U miratua vendimi: "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se Tregtise se Lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bosnjes e Hercegovines "
Kjo marreveshje tashme e perafruar eshte rezultat i nje procesi dhe angazhimi rajonal, te bashkedrejtuar nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Financave. Ne kete proces pjese aktive e tij jane edhe ministrite dhe institucionet e tjera te perfshira, si Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, Ministria e Industrise dhe Energjetikes, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Drejtoria e Pergjithshme e Standarteve, etj. Kjo marreveshje synon:
• angazhimet e saja qe kane te bejne me zbatimin e Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe lehtesimin e Tregtise ndermjet vendeve perfaqesuese te Paktit te Stabilitetetit, neneshkruar nga Ministrat e Tregtise te vendeve te Europes Juglindore, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetetit, Bruksel, qershor 2001:
• plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim asocimit me BE
• arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise se lire, etj

Keshilli I Ministrave miratoi vendimin; "Per krijimin e Komitetit Ndersektorial, per zbatimin e Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin".
Plani Kombetar i veprimit per Mjedisin eshte dokumenti baze qe parashikon politiken e Qeverise ne fushen e mbrojtjes se mjedisit. Qellimi I tij eshte detyrimi kushtetues ndaj shtetasve per "nje mjedis te shendetshem dhe ekologjikisht te pershtatshem per brezat e sotem dhe te ardhshem". PKVM shtron detyra shume te rendesishme per shume organe e institucione te vendit ne nivel qendror dhe vendor, te cilat burojne nga nevoja e hartimt te poltikave mjedisore, nderthurjen dhe integrimin e tyre me ato sektoriale, plotesimin dhe perafrimin e legjislacionit mjedisor, permiresimin e situates aktuale te mjedisit dhe menaxhimin e tij si dhe ndergjegjesimin e publikut per rendesine e mjedisit.

Me qellim qe te institucionalizohet bashkepunimi nderdikasterial per realizimin e detyrave te percaktuara ne kete plan, u miratua ky vendim nga qeveria qe te siguroje ngritjen e Komitetit Ndersektorial per zbatimin e Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin (PKVM).
Ky Komitet kryesohet nga Kryeministri. Ne perberje te ketij Komiteti jane Ministri I Mjedisit nenkryetar, Ministri I Financave, Ministri I Bujqesise dhe Ushqimit, Ministri i Industrise dhe Energjetikes, Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, nenkryetari i Akademise se Shkencave, zevendesministri i Ekonomise, zevendesministri I Pushtetit vendor dhe decentralizimit, zevendesministri I Transportit dhe Telekomunikacionit, zevendesministri I Shendetesise, zevendesministri I Kultures, Rinise dhe Sporteve, Zevendesministri I Rendit Publik, zevendesministri I Mjedisit, drejtori i INSTAT-it - anetare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›