E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga familjarët e ushtarit shqiptar të vrarë në Irak, Ervin Dervishi, ku shprehet mirënjohja dhe falenderimet më të përzemërta për nderimin, që

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga familjarët e ushtarit shqiptar të vrarë në Irak, Ervin Dervishi, ku shprehet mirënjohja dhe falenderimet më të përzemërta për nderimin, që iu bë birit të tyre.

Më tej në në këtë letër shkruhet:

"Ju nderuat Ervinin tonë të dashur dhe nëpërmjet tij të gjithë ne: familjen, të afërmit e farefisin.

Ne ndiejmë dhimbje për humbjen e të dashurit tonë të shtrenjtë, që ra për çështjen ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit, por krenarinë e shton më tepër ngushëllimi dhe nderimi, që na bëtë ju në emër të institucionit që përfaqësoni.

Prandaj edhe njëherë ju falenderojmë për gjithçka që bëtë në nderimin e të dashurit tonë Ervin" mbyllet mesazhi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›