Këshilli i Ministrave, i mbledhur sot paradite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, në mbledhjen e radhës, ku u miratua Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale e vitit 2005, miratoi edhe këto vend

Këshilli i Ministrave, i mbledhur sot paradite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, në mbledhjen e radhës, ku u miratua Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale e vitit 2005, miratoi edhe këto vendime dhe projektligje të rëndësishme.
U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së grandit ndërmjet KM të RSH dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për programin për lehtësimin dhe futjen e fërmerëve në tregjet e zonës ballkanike". Marrëveshja e grandit prej 706 mijë USD, do të përdoren për lehtësimin dhe futjen e fermerëve në tregjet e zonës ballkanike, që është pjesë e programit për uljen e varfërisë së zonave rurale të zonave malore.
Qellimi i programit konsiston në kontributin për zvogëlimin e varfërisë në zonat rurale, nëpërmejt krijimit të lidhjes së prodhuesve me tregun, si dhe të promovojë e përkrahë një mjedis të mundshëm ekonomiko-shoqeror për zhvillimin e sektorit privat.
Përfitues të programit do të jenë fermerët e vegjel dhe të mesëm të sektorit të blegtorisë dhe bujqësisë, si dhe prodhuesit që nxisin aktivitetet agro-ekonomike. Programi do të realizohet nga dy institucione përgjegjëse:
-FFZM (Fondi i Financimit të Zonave Malore) - AZHZM (Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore).
Fondi prej 706 mijë USD do të përdoret:
-për trajnime, studime dhe asistencë teknike;
-për skemat e nxitjes së planeve të investimeve strategjike;
-për zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit bankar;
-për zbatimin dhe zhvillimin e database të Informacionit të agrobiznesit;
-për kosto operative shtesë.
***
U miratua edhe vendimi "Për miratimin në parim të marrëvëshjes së kreditit dhe të financimit, ndërmjet KM të RSH-së dhe Bankës Gjermane për Rindërtim, për ``Kanalizimet Kavajë II", dhe të marrëveshjes së vecantë të këtij projekti".
Marrëveshja parashikon financimin e projektit "Kanalizime Kavajë II", me një fond grand prej 5.5 milionë Euro.
Projekti është plotësim dhe vazhdim i projektit tashmë të nisur të kanalizimeve për Kavajën, i financuar po nga Banka Gjermane për Rindërtim me një vlerë 14 milionë DM ose 7.050.000 Euro, miratuar me VKM NR. 135 dt. 18.3.2000.Punimet e fazës së parë ku parashikohet një rrjet kanalizimesh për 25 mijë banorë, po ecin normalisht.
Faza e dytë përfshin Kavajën dhe Golemin. Ajo parashikon rritjen e kapaciteteve përpunuese të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza nga 25 në 50 mijë banorë, punime që parashikohen të kryhen përkatësisht në 12 dhe 14 muaj, dhe përfshin shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve, si dhe punime ndërtimi të tubacioneve magjistrale dhe interceptorët, pusetat dhe lidhje shtëpiake.
***
U miratua vendimi për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëvetë nisëprocedurat për rikonstruksionin e Urës së Rrjollit në Shkodër.
Ura e Rrjollit është e ndërtruar në vitin 1928-1929 dhe ka pësuar dëmtime. Dhe prej disa muajsh është e pakalueshme. Kalimi i lumit të Rrjollit ne kete periudhe te shirave behet i pasigurtë. Në këto kushte del i domosdoshëm rikonstruksioni sa më i shpejtë i urës. Projekti për rikonstruksionin e urës së Rrjollit kap një fond perej 31 milion lekësh.
***
U miratua gjithashtu edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet KM të RSH dhe Fondit OPEC për zhvillimin Ndërkombëtar për projektin e menaxhimit të burimeve ujore:
Projektligji ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes së kredisë prej 5.7 milion USD me Fondin e OPECU-t për Zhvillimin Ndërkombëtar, për projektin e menaxhimit të burimeve ujore me vlerë totale 39 miloin USD, nga të cilat 15 milion USD finacohen nga Banka Botërore, 5.7 milion USD nga ky fond, ndërsa 11.5 milion USD me Fondin Kuvajtian për Zhvillim. Ndërsa 6 milion nga Qeveria shqiptare.
***
U miratua vendimi "Per lejimin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit për furnizimin me autombulanca të sistemit shëndetësor publik".
***
Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratua vendimi per miratimin e ndertimit te Linjes se Interkonjeksionit, Tirane-Podgorice, miratimin ne Parim te Marrveshjes se Garancise ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Kreditanstald Fur Wiederaufbau (KfW), Frankfurt am Main, per Marrveshjen e Huase dhe ate Financiare, ndermjet KESH-sha-se dhe KFW si dhe miratimin ne parim te Marrveshjes se Arbitrazhit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe KfË.
Ndertimi i linjes se interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Podgorice si projekt prioritar per Qeverine ka gjetur mbeshtjetjen e gjithe komunitetit te donatoreve. Qeveria gjermane nepermjet bankes gjermane KfW do te financoje nje pjese te ketij projekti linjen Tirane –Podgorice me vlere rreth 43.9 milion Euro (5.32 milion Euro Grant), ndersa linja Elbasan –Tirane do te financohet nga Qeveria Italiane nepermjet Kooperacionit Italian me vlere rreth 35 milion Euro.
Realizimi i ketij projekti permireson aftesite importuese, lidh sistemin Elektro-energjetik shqiptar me ate te europes Qendrore, si dhe krijon mundesi per ndertimin ne te ardhmen te linjes 400 kV Vau Dejes-Prishtine.
****
U miratua vendimi per nje ndryshim ne VKM 120 date 4.3.2004 "Per miratimin e Listes se Inventarit te Pronave te Paluajtshme Shteterore te cilat i kalojne ne pergjegjesi Administrimi Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit.
Vendimi synon realizimin e projektit te ndertimit te rruges Milot –Rreshen si pjese e aksit Durres-Kukes –Morine duke perdorur 24 km trase te hekurudhes.
Hekurudha Milot-Rreshen-Klos qe prej ngjarjeve te vitit 1997 eshte jashte funksionit, me mjaft demtime dhe ne nje perspektive te afert nuk ka shanse per tu perdorur. Venia ne perdorim e vetem 24 km te kesaj hekurudhe si trup traseje per rrugen e re Milot-Rreshen ben te mundur pjesmarrjen e BB me financim prej 25 milion $ dhe krijon mundesi per vazhdimin e financimit ne pjesen tjeter te projektit te rruges Durres-Kukes-Morine.
***
U miratua projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në emër të Institucioneve të Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë, për shmangien e tatimeve të dyfishta, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalet, për parandalimin e evazionit fiskal".
Marrëveshja është nënshkruar në Kosovë nga ministri i Financave me 28 shtator 2004 dhe është një zhvillim i rëndësishëm cilësor në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja do të ndikojë në rritjen e investimeve të ndërsjellta midis dy vendeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare, të sipërmarrjeve të biznesit dhe të një numri të madh aktivitetesh: të avokatëve, mjekëve, artistëve etj. Ajo krijon bazën ligjore për një trajtim të barabartë tatimor të:
-Kompanive dhe individëve të sejcilit vend që do të ushtrojë aktivitet biznesi në vendin tjetër,
-Artistëve apo portistëve për aktivitetet që ushtrojnë në vendin tjetër, si dhe çdo individi rezident në territorin e njëres palë, të punësuar në territorin e palës tjetër.
Marrëveshja heq ``barrierat fiskale``, uniformizon trajtimin tatimor të individëve apo kompanive të sejcilit vend dhe në të gjitha rastet siguron shmangien e taksimit të dyfishtë, duke i dhënë të drejtën tatimore ekskluzivisht njërës palë kontraktore, apo duke e ndarë këtë të drejtë midis palëve, pa rënduar subjektin me tatim të dyfishtë.