Këshilli i Ministrave miraton vendimin qe Pallati i Brigadave dhe parku i tij te shpallet "Ansambël historik" dhe vendime te tjera Me propozim të dy Ministrise se Rregullimit te Territorit dh
Këshilli i Ministrave miraton vendimin qe Pallati i Brigadave dhe parku i tij te shpallet "Ansambël historik" dhe vendime te tjera
Me propozim të dy Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve u miratua vendimi shndërrim i Pallatit të Brigadave në "Ansambël historik" dhe "Zonë e stimuluar". Shndërrim i Pallatit të Brigadave në "Ansambël historik" dhe "Zonë e stimuluar" mbështetet në vlerat unikale të këtij ansambli. Kjo gje do te mundesoje:
• Restaurimin dhe ruajtjen e inventareve të pajisjeve dhe interierëve të pallatit dhe gjithë vlerat historike dhe monumentale që ato bartin.
• Gjithashtu duke e shpallur "Zonë e Stimuluar" me përparësi në zhvillimin e turizmit, ky status ligjor mundëson dhe lehtëson investimet per godinat dhe parkun.
• Brenda hapësirës së Pallatit është edhe një objekt kulti "Kisha e Pallatit".
• Me statusin e ri dhe pas rikonstruksionit ky ansambël bëhet i vizitueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj.
Vendimi bazohet në Kushtetutë dhe në Ligjin e Për Trashëgimin kulturor "Për zhvillimin e Zonave që kanë përparësi turizmi".
****
7 000 000 lekë shperblim per ekipin Kombëtar të Futbollit, për fitoren me Kazakistanin
U miratua vendimi për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2004, për shpërblimin e ekipit Kombëtar të Futbollit, për fitoren në ndeshjen Shqipëri – Kazakistan.
Fondi për shpërblimin e ekipit Kombëtar të Futbollit, është 7 000 000 lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Zgjatet afati për veprimtarinë e Komisionit Qendror për Statusin e Veteranit të Luftës
Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për një shtesë në VKM "Për Statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar".
Komisioni Qëndror për Statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar ka pushuar veprimtarinë e tij, për shqyrtimin e dokumenteve dhe dhënien e Statusit të Veteranit. Por një pjesë e veteranëve i janë drejtuar gjykatës dhe kanë rivendosur në afat kërkesën e tyre. Për të mundësuar marrjen e Statusit të Veteranit, ky vendim parashikon zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Qendror dhe stafit të tij deri më 31.12. 2006 vetëm për personat që fitojnë këtë status me vendim gjykate të formës së prerë.