Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi zotit Ahmed Kureia Kryeministër i Autoritetit Palestinez për ndarjen nga jeta të Presidentit të Autoritetit Palestinez, Jaser Ara
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi zotit Ahmed Kureia Kryeministër i Autoritetit Palestinez për ndarjen nga jeta të Presidentit të Autoritetit Palestinez, Jaser Arafat.
Në këtë mesazh Kryeministri Nano ka shprehur ngushëllimet "për vdekjen e burrit të shtetit dhe njeriut që me kurajo, vendosmëri dhe devotshmëri mishëroi luftën dhe përpjekjet shumëvjeçare të popullit palestinez për paqe".
Më tej zoti Nano shkruan se "me këtë vdekje tragjike populli palestinez ka humbur udhëheqësin e tij të madh dhe njërin prej simboleve të rezistencës dhe përpjekjeve të pashuara për identitet kombëtar", si dhe e ka vlerësuar figurën e tij si një faktor aktiv të pazëvendësueshëm në të gjitha fazat e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Po sot, në emër të Qeverisë Shqiptare, Zëvendëskryeministri Namik Dokle është nisur për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të liderit palestinez Jaser Arafat, ku do të marrin pjesë, gjithashtu, edhe personalitete të tjera të larta botërore.