Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj.
Në vijim të letrave të shumta të urimit nga homologë të Parlamenteve dhe Senateve europiane dhe botërore, Kryetarja e Kuvendit ka marrë një letër nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohamed Al-Kharafi.
Në letrën e tij zoti Al-Kharafi shkruan:
Është kënaqësi për mua ti përcjell Shkëlqesisë Tuaj përgëzimet e mia të sinqerta për ri-zgjedhjen Tuaj si Kryetare e Kuvendit të vendit tonë mik, Shqipërisë.
Rizgjedhja e Shkëlqesisë Tuaj konfirmon besimin në aftësitë Tuaja për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni.
Kam bindjen se përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të të dy shteteve.
I uroj Shkëlqesisë Tuaj suksese dhe vendit mik, Shqipërisë sa më shumë mbarësi.