Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore". Ai ka për qëllim përcaktimin e rregullave, procedurave, kritereve e standarteve të programeve tÃ
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore".
Ai ka për qëllim përcaktimin e rregullave, procedurave, kritereve e standarteve të programeve të mbrojtjes sociale që sigurojnë plotësimin e nevojave jetike bazë të familjeve në nevojë apo personave me aftësi të kufizuar për zbutjen e varfërisë dhe integrimin e tyre nëpërmjet një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh të përshtashme për përmirësimin e jetesës së tyre.
Për përfituesit e ndihmës dhe shërbimit social është zgjeruar sfera e përfitimit për disa kategori sociale:
• Jetimët deri në 25 vjec të papunë të cilët nuk janë në institucione të përkujdesit ose nën kujdestari
• Nënat me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh të cilët u përkasin familjeve në nevojë
• Në invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik parashikohet të përfshihen dhe personat që janë bërë të tillë jo vetëm si pasojë e dëmtimeve të shtyllës kurrizore por edhe nga shkaqe të tjera që vijnë nga dëmtimet në kokë.
• Në invalidët e punës janë përfshirë edhe personat që kanë qënë të punësuar ose ushtarë në shërbim të detyrueshëm, të cilët vuajnë nga sëmundje profesionale, apo sëmundje të tjera dhe janë aksidentuar në punë të cilët përvec pensionit të invaliditetit do të përfitojnë edhe pagesë paaftësie në një masë më të reduktuar.
• Përcaktohen qartë 6 grupe që do të përfitojnë shërbime shoqërore si: personat e moshuar; personat me aftësi të kufizuar; jetimët, fëmijët e rrugës; gratë, vajzat dhe fëmijët e dhunuar apo të trafikuar dhe të rinjtë në rrisk.
Po ashtu, është përcaktuar përfitimi mujor i ndihmës ekonomike dhe pagesa për personat me aftësi të kufizuar. Po ashtu, është bërë klasifikimi i shërbimeve shoqërore dhe shërbimeve shoqërore-mjekësore, publike dhe jo publike dhe sipas organizimit ato ndahen në shërbime rezidenciale dhe komunitare, ditore apo në shtëpi që realizohen nga persona privatë, organizata jofitimprurëse, biznesi social etj.
Në projektligj përcaktohen edhe kriteret e përfitimit dhe procedura e dhënies së ndihmës ekonomike dhe ofrimit të shërbimeve sociale, drejtimi dhe administrimi i skemës së ndihmës dhe shërbimeve, ku janë zgjeruar përgjegjësitë e këshillit të bashkisë apo komunës. Projektligji, gjithashtu, parashikon krijimin e "Fondit Social" dhe përcakton kriteret për përdorimin e tij.