Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës z. Valter Shvimer, i cili shoqërohej në këtë takim nga Përfaqësuesi i r
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës z. Valter Shvimer, i cili shoqërohej në këtë takim nga Përfaqësuesi i ri i KE-së në Tiranë.
Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano ka cilësuar se Shqipëria eshte futur tashme ne nje moment të rëndësishëm, kur ne po negociojmë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. "Unë mendoj se jo vetëm Shqipëria, por edhe rajoni ka nevojë për prezencën e mëtejshme, angazhimin dhe rolin moderator të Këshillit të Europës në përpjekjet për të europianizuar rajonin tonë dhe ne e konsiderojme kete te rendesishme", tha Kryeministri.
Z. Zhvimer e siguroi Kryeministrin Nano se "Këshilli i Europës do të mbeshtese Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit". Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe shprehu vlerësimet për kontributin e Shqipërisë në këtë bashkëpunim, "Ne e çmojmë shumë rolin dhe kontributin tuaj ne nxitjen dhe promovimin e inisiativave rajonale" tha z. Zhvimer ndersa e ka cilësuar këtë rol të saj si shumë konstruktiv drejt përafrimit integrues dhe që do ta ndihmojë Shqipërinë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në.
Kryeministri e ka njohur zotin Zhvimer me pikëpamjet e tij per zhvillimet e fundit ne rajon dhe vecanerisht ne lidhje me viziten e fundit ne Kosove duke u shprehur se autoritetet politike atje, shoqeria civile,media etj jane tashme me te pjekur dhe po bashkepunojne ngushte me faktorin nderkombetar per arritjen e standarteve.
Duke u ndalur ne zhvillimet ne Shqiperi z. Zhvimer shprehu vlerësimin për mënyrën se si janë menaxhuar debatet politike në Shqipëri, të cilat i konsideroi si pjesë e demokracisë dhe pluralizmit. "Unë besoj që Shqipëria të vazhdojë të eci në rrugën e saj për stabilitet dhe paqe, si dhe për një zhvillim normal", tha z. Zhvimer -duke shtuar se vlerëson angazhimin e mazhorancës dhe ftesën e saj për bashkëpunim me opozitën në vend, e cila duhet të finalizohet me një dialog konstruktiv dhe pozitiv.
Ne, vijoi z. Zhvimer, do të asistojmë Shqipërinë edhe për të zgjidhur çështjet e ligjit elektoral, për përgatitjen e procesit zgjedhor, si dhe në kapërcimin e problematikes teknike të ketij procesi, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të nisura nga ana e Qeverisë Shqiptare për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore.
Në këtë kuadër, Kryeministri Nano e njohu z. Zhvimer me angazhimin dhe vullnetin politik të Qeverisë Shqiptare për të garantuar një drejtësi të organizuar, që të sfidojë krimin e organizuar. "Ne po përpiqemi gjithashtu të krijojmë një klimë dhe presion pozitiv në vend, që verdikti final të jetë në përputhje të plotë me ligjin dhe ndër prioritetet tona mbeten zbulimi dhe goditja pa kompromis e abuzuesve, të korruptuarve dhe trafikantëve", tha Kryeministri Nano
Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se reformat e ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare në funksion të arritjes së standarteve të botës moderne kanë kostot e tyre për lehtësimin e të cilave ne po aplikojmë politika sociale për kategori të ndryshme shoqërore.
"Shoqëria civile, media dhe komunitetet jane me aktive në këto procese" u shpreh zoti Nano. "Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë dialogun me komunitete të ndryshme dhe me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, ndërsa promovojmë reformat dhe i garantojmë atyre vazhdimësinë në përputhje me angazhimet që kemi ndërrmarrë në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, procesin e hapjes në rajon dhe përgjegjësive të ndryshme që ne kemi marrë në iniciativa rajonale". Nuk ka alternativë tjetër. Vendi duhet të lëvizë përpara drejt standarteve europiane", përfundoi Kryeministri.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion se Samiti që do të mbahet në Varshavë, duhet të shënojë fundin e çdo lloj epoke të pas luftës së dytë botërore në Europë dhe periudha e ndarjes dhe e tranzicionit në këto dekada të marrë fund njëherë e mirë, në funksion të krijimit të një Europe pa kufij, ku të gjithë të jenë partnerë dhe të ndihmohen të gjithë ata vende që kanë nevojë.