E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Tran

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Transportit dhe të Telekomunikacionit".

Me anë të këtij vendimi bëhet miratimi i listës së pronave të paluajtëshme shtetërore të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave sh.a, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Transportit dhe të Telekomunikacionit.

Ky vendim parashikon që procesi i miratimit të listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të kalojë në tre faza: miratimi i listës së inventarit, miratimi i listës paraprake të pronave që do t'u transferohen njësive të qeverisjes vendore dhe miratimi përfundimtar i listës së pronave që mbeten në përgjegjsi administrative të institucioneve qendrore dhe atyre që trasferohen në njësitë e qeverisjes vendore.

Kjo procedurë ka si qëllim kryesor realizimin e një transparence sa më të plotë në identifikimin e pronave shtetërore dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin mes palëve.

U miratua, gjithashtu, vendimi "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi KESH, sh.a-së".

Me anë të këtij vendimi bëhet miratimi i listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit, trasmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi KESH sha-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›