Këshilli i Ministrave miraton vendimin për “Miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për “Miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”, i propozuar nga Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve.
Sipas të dhënave të regjistrimit në përmbajtje të regjistrit të pasurive të paluajtshme pranë zyrave përkatëse të regjistrimit të pasurive, rezultojnë se objektet infomale të trajtuara në këtë vendim , janë ngritur pjesërisht në troje shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë nën sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Një tjetër kontingjent pasurish që trajtohen në këtë vendim, janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje. Për këtë kategori ndërtimesh autoritete e përcaktuara nga ligji ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore, kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të ;legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurave kualifikuese për legalizimin e tyre, duke bërë të mundur trajtimin e këtyre pasurive nëpërmjet këtij vendimi, si dhe procedurave të tjera vijuese.
Për 487 parcelat eobjeketeve informale për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 119 812.22 m2, janë kryer procedurat e përditësimit në teren, përgatitja dhe plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, si dhe kualifikimi për legalizim, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.
30/05/2013