Kryeministri Berisha inauguron Pallatin e Kulturës në Kamëz, investim me vlerë 225 milion lekë

Kryeministri Berisha ishte sot në mesditë mes qytetarëve të Kamzës, me të cilët inauguroi Pallatin e Ri të Kulturës, një qendër moderne argëtimi, me vlerë investimi 225 milione leke.
Kjo qendër e standardeve nga më të mirat në vend, ofron për të rinjtë dhe të rejat, si dhe për të gjithë banorët e Kamzës, teatrin me me 350 vende, Multikinemanë me 320 vende, Ekspozitën e qytetit, Biblotekën, Disa salla konferencash me 100 vende, 70 vende dhe me 50 vende, Sallen internetit, si dhe ambiente te tjera.
Gjithashtu, aty do të zhvillohen aktivitete te përhershme, si Festivale kombëtare e rajonale, Teatri rinor Rajonal dhe për çdo sektor do ketë veprimtari te vazhdueshme.
Kryeministri Berisha iu uroi banorëve Pallatin e ri të kulturës, të cilin e vlerësoi si të standardeve më të shkëlqyera që mund të ekzistojnë dhe që mund të përmbushë më së miri kërkesat e qytetarëve për një jetë kulturore sa më aktive.
Kryeministri përgëzoi për punën e mirë të bërë nga bashkia e Kamzës, që megjithëse me fonde më të vogla, se bashkia e kryeqytetit ia ka dalë që gjatë këtyre viteve të ndërtojë të ndërtojë 23 objekte shkollore, ndër më modernet në Shqipëri, kundrejt 7 shkollave të ndërtuara nga ish kryetari i bashkisë së kryeqytetit në 11 vite.
Duke vlerësuar mundin dhe djersën e banorëve të Kamzës, të cilët në një hark të shkurtër kohor, me sakrificat e tyre e shndërruan Kamzën në qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë, , kryeministri Berisha u shpreh në përshëndetjen e tij:
“Së pari përshëndetjet më vëllazërore për ju, gratë dhe burrat e kësaj bashkie, që në një hark kohor të shkurtër me një mundin tuaj të madh, me sakrificën, me përkushtimin, me sakrificën tuaj ndërtuat këtu në kamës, qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë. Ky është një kontribut i madh dhe kombi, vendi, qeveria është pafundësisht mirënjohës ndaj jush.
Ne sot inauguruam një pallat kulture, jashtëzakonisht i rëndësishëm për jetën tuaj kulturore, por një pallat kulture i standardeve më të shkëlqyera që mund të ekzistojnë , me salla biblioteka , ekspozita dhe si të thuash përmbush kërkesat tuaja për një jetë kulturore sa më aktive.
Në një hark kohor të shkurtër 6 vjeçar ne kemi investuar në bashkinë tuaj rreth 80 milion dollarë. Në këtë bashki janë ndërtuar vetëm këtu 23 objekte shkollore, 10 shkolla 9 vjecare, 3 shkolla të mesme, 2 shkolla profesionale ndër më të shkëlqyerat , më modernet në Shqipëri. Në rast se në bashkinë e Kamzës u ndërtuan këtu 23 objekte shkollore, të cilat u shërbejnë mbi 20 mijë nxënësve, vëllezër dhe motra në bashkinë e kryeqytetit të vendit, me fonde dy herë më të mëdha për shkollat se sa Kamza, me klasa nga 50 nxënës, ish kryetari i bashkisë prej 11 vjetësh ndërtoi gjithsej 7 shkolla dhe kur doli para qytetarëve të Tiranës 10 ditë më parë e po i kërkoj unë llogari, kërkoi ta kalojë me mashtrimin e rradhës se nuk më ka dhënë qeveria para. Vetëm kredia e bankës së KE-së, me garanci sovrane nga qeveria shqiptare ishte 2.4 miliard lekë. Por shkollat nuk u ndërtuan sepse ato donin troje. Trojet na duheshin për Kocon, për Fidelin Madje, madje kur vinte puna për veten duhet te ndërtonim në sheshet e pallateve, edhe aty na lejonin të ndërtonim sepse isha kryetar bashkie.
Pra, cilido që do të shohë modelin e dështuar të zotit Rama le të merret me shkollat, sepse shkollat janë pa diskutim, së pari dëshmi e një obligimi moral për të bërë gjithçka që fëmijët tanë të mësojnë në shkollat të standardeve më të mira. Së dyti, zotëri paratë tu dhanë, ti zure trojet me klientelën tënde. Ai mund të thotë unë ika në Vlorë, nuk jam më në Tiranë. Nuk është kjo falja, falje publike duhet tu kërkosh qytetarëve të Tiranës se i le fëmijët e Tiranës në shkolla me 40 - 45 nxënës.
Në Vlorë të mori Koçoja, sepse atje mendon se tani është koha e llokmave të mëdha. Shkoni në Qeparo, i pyesni banorët e nderuar të Qeparoit se kush i mori lekët e rrugës së fshatit që jua dha qeveria para nesh. Lekët e rrugës së fshatit ia u mori Kokëdhima dhe në breg për Kokëdhimën ka një numër të gjatë barsoletash. Tani mori dhe Kokëdhimën tjetër me vete.
Me që jam tek Pallati i Kulturës i bëj thirrje të mendojë thellë për një moment, të mos lëndojë shqiptarët, çfarëdo që jemi ne demokratë, socialistë, të pa parti, rilindësit tanë i kemi pothuaj shenjtorë, pas bukës, pas ushqimit, ushqimi i dytë i madh ishin mësimet e Naimit, të Çajupit, të Pashko Vasës, të Ndre Mjedës, të Kristoforidhit, të Fan Nolit, të Filip Shirokës. Ky është fondi i artë i burrave të kombit, i dijetarëve të kombit, me të cilin nisi udhën e dijes, e nisëm ne, e nisin fëmijët tanë, e nisën fëmijët e fëmijëve tanë e kështu me rradhë. Por të paraqesë Sabri Abazin si rilindas që nuk di gjë tjetër mbi tokë vetëm të vjedhë pasqyra, duke i deklaruar xhama. Të paraqesësh për rilindës Fidel Yllin, që pasi ka ndërtuar pallate gjigande, dhe duhet të dorëzojë për juve vëllezër, kishte licencën e radios, por valët janë publike, janë pasuri e juaja dhe kushtetuta e detyronte ta dorëzonte në shtet, ai ia dhuroi të motrës, duke e bërë të motrën milionere brenda natës.
Të quash Fidelin rilindës është fyerja më e madhe për ta, të konsiderosh Koçon rilindas nuk ka poshtërim më të madh që ju bën atyre burrave, në një kohë që kombi sot e tregon me gisht si kryespekulanti si njeriu që fitonte dhe ndante me Ramën të gjitha rrugët, si njeriu që shtronte shkel e shko rrugët dhe asfalti u dilte brenda 6 muajsh, si njeriu që binin tavanët shkollave dhe fëmijët përfundonin në spitale, si njeriu që në Himarë ka ndërtuar pallate dhe i ka zënë detin qytetit të tij, si njeriu që ka marrë leje, a mund të imagjinoni ju, që në lejen e ndërtimit që ka marrë Koçoja për të ndërtuar pallatin , zoti Rama i ka llogaritur me skicë shesh ndërtimi të gjithë gjerësinë e Unazës së Tiranës. Është njësoj sikur Xhelali të japë një leje ndërtimi diku atje matanë dhe të thotë ngrije deri në qiell se shesh ke edhe bulevardin.
A mund të quhen këta rilindës? Ky me rilindje absolutisht nënkupton rilindej e etërve të tij, nënkupton rilindjen e bllokmenëve, nënkupton rikthimin e tyre. Shkoi dje në Kavajë dhe u thotë se do tu heqim simbolin e demokracisë, për të vendosur aty bustin e Babë Myslymit, ta marrë tek shtëpia e tij.
Ndaj dhe socialistë, demokratë, të paparti çfarëdo që jeni. Le të bashkohemi për të mbrojtur vlerat tona, Naim Frashrin, Sami Frashrin , Fan Nolin , Andon Zako Cajupin, Gjergj Fishta, Kostandin Kristoforidhi, Petro Nini Luarasi. Këta janë pasuria jonë e madhe shpirtërore. Këta nuk mund në asnjë lloj rrethane të ofendohen siç po i ofendon zoti Rama. Mbush autobuzin me Tom Doshin, me Sabri Abazin , Fidel Yllin, Koco Kokëdhimën dhe thotë ja, këta janë rilindasit. Ata janë pinjollët e bllokut dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me rilindasit.
Nuk mund të mos ndalesha këtu, para pallatit të Kulturës, tempullit të kulturës. Këtu në pallat do të recitohen drama, poema, do të vihen në skenë pjesë teatrale, të rilindësve Dhe imagjinoni ju tani rilindasin Tom Doshi që mezi hedh firmën e vet. Imagjinoni ju Sadri Abazin që ka ikur nga Dibra dhe ka ardhë këtu si i ka mashtruar dibranët , se ata i japin ujë në bisht të lugës Sadriut.
Prandaj, fitore, fitore, fitore!
30/05/2013