Këshilli i Ministrave miraton vendimin “Për kthimin në fond banesash, të ish-konviktit të shkollës së Ndërtimit, ish-konviktit të tekstilit, ish-shkollës së Ulët të Ndërtimit dhe ish- Çerdhes nr.3 në Kombinat, Tiranë”

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “për kthimin në fond banesash të ish-konviktit të shkollës së Ndërtimit, ish-konviktiti të tekstilit, ish-shkollës së Ulët të Ndërtimit dhe ish- Çerdhes nr.3 në Kombinat, Tiranë.
Ky vendim ka si qëllim kthimin në fond banesash të ish-konviktit të Shkollës së Ndërtimit, ish-konviktit të tekstilit, ish-shkollës së Ulët të Ndërtimit dhe ish Çerdhes nr.3, në Kombinat, për tu përdorur për privatizim nga ana e banorëve që janë sistemuar në këto objekte.
Këto godina sot janë të përshtatura nga banorët me shpenzimet e tyre si objekt banimi. Meqenëse këto objekte kanë humbur prej vitesh funksionin e tyre, si dhe për të mos krijuar probleme sociale për familjarët, të cilët janë sistemuar në këto objekte, pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të bëjë kalimin në pronësi, pa kundërshpërblim të këtyre objekteve për banorët e pastrehë, duke i hapur rrugë strehimit të këtyre familjeve.
30/05/2013