E Diel, 1 Nëntor 2026

10- vjetori i krijimit te shoqates se Ujesjellesit Berisha premton furnizim 24-ore

Ne 10- vjetorin e krijimit te shoqates se Ujesjelles- Kanalizimeve kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do te mundesoje uje te pijshem 24 ore ne 24 per cdo komune te vendit. Kreu i qeverise u ndal dhe tek trajtimi i ujrave te zeza duke e cilesuar ate si nje parakusht per nje Shqiperi te standarteve te larta.

Zotimi yne eshte I forte se do bejme cdo gje. Do tI sjellim ne situaten e furnizimit me uje 24-ore ndaj dhe u bej thirrje qe bashkarisht te identifikojme dhe ti shpallim keto perparesi emergjente. Te vazhdojme procesin e trajtimit te ujerave te zeza tha Berisha.

Kreu i mazhorances vuri theksin dhe mbi menaxhimin e impianteve te ujit te pijshem ndersa shtoi se burimet e ujit jane kthyer ne nje sektor te rendesishem energjitike.

Jam deshmitar i nje kontributi madhor te shoqates jo vetem ne furnizimin e popullates me uje por edhe ne nxjerrjen nga gjumi te pasuri te medha ujore per qellime energjitike tha Berisha.

Nje rol te rendesishem ne modernizimin e impianteve te ujit ka luajtur dhe qeveria gjermane nepermjet fondeve te cilat kane shkuar ne sherbim te pastrimit dhe filtrimit te ujrave.

Juli Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›