E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN i kerkon Shqiperise te ule deficitin buxhetor dhe borxhin e brendshem

Nje mision i Fondit Monetar Nderkombetar i kerkoi Shqiperise qe te ule borxhin e brendshem dhe deficitin buxhetor per te rritur qendrueshmerine dhe normalitetin e ekonomise se vendit. Misioni qe po viziton Shqiperine ne kohen kur qeveria po harton projekt-buxhetin e vitit te ardhshem deklaroi se ulja e borxhit dhe e deficitit duhen bere me masa dhe parashikime realiste. Shefi i misionit te FMN-se per Shqiperine Gervin Bell deklaroi ne fund te nje vizite njejavore ne Tirane se borxhi publik i Shqiperise eshte ne nivel te larte dhe ky eshte rreziku kryesor ne ekonomine e brendshme.

Vitet e fundit borxhi eshte rritur nga 54 ne afro 60 te prodhimit te brendshem bruto GDP. Ky eshte nje nivel shume i larte krahasuar me vendet e tjera ne rajon apo dhe me vende te tjera ne zhvillim - tha ai. - Ulja e borxhit publik eshte perparesi kryesore per te ulur rreziqet e destabilizimit te ekonomise por objektivi per te ulur borxhin duhet te mbeshtetet ne buxhete te besueshme dhe realiste - tha shefi i misionit te FMN-se.

Zoti Bell tha se per vitin 2011 FMN mendon se Shqiperia duhet te kete nje deficit buxhetor jo me te larte se 25 per qind e GDP-se dhe buxheti duhet te bazohet ne parashikime realiste per te ardhurat. Kjo mase sipas tij do te ule rreziqet por edhe do te nxite rritjen ekonomike sepse nje deficit fiskal me i ulet do te cliroje me shume burime financiare nga sektori privat dhe do te ule koston e huamarrjes. Shefi i misionit te FMN-se per Shqiperine Gervin Bell tha se rritja ekonomike eshte 3 per qind kete vit dhe parashikohet rreth 35 per qind vitin e ardhshem me nje inflacion mesatar rreth 3 per qind. Me kete parashikim mbledhja e te ardhurave duhet te rritet 6-7 per qind.

Perfaqesuesi i FMN-se nxiti qeverine shqiptare qe te ndermarre nje reforme te thelle ne sistemin e pensioneve sepse 1/3 e buxhetit shkon per faturen sociale. Sipas tij duhet studiuar me kujdes ceshtja nese kjo eshte struktura me e mire e buxhetit. Ai tha se koha me e mire e Shqiperise per nje reforme ne fushen e pensioneve eshte tani kur popullata eshte ende e re ne moshe ndryshe nga vende te tjera ku po hasen probleme. Sipas zotit Bell nese Shqiperia vonohet per kete reforme te pensioneve atehere popullsia do te plaket dhe nje numer gjithnje me i madh njerezish do te presin te perfitojne pensionet dhe reforma nuk mund te behet lehte ndaj kjo vonese do ta beje reformen me te veshtire edhe teknikisht edhe politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›