Iraku vajton vrasjen e meshtareve bota sheh spastrimin e Tokes se Shenjte nga te krishteret
Ne Irak keto jane dite dhimbjeje dhe turbullimi pas atentatit te se dieles qe i kushtoi jeten 58 veteve nder te cilet femije dhjete gra dhe dy meshtare. E ndersa bota e krishtere ende po reflekton mbi terrorin e Al Kaedes dhe pasojat e tij dje ne Bagdad u zhvilluan salikimet e Ate Tair Sad-Ala Abd-Al dhe te Ate Vasem Sabeeh Al-kas Butros. Salikimet u zhvilluan ne kishen kaldee te Shen Jozefit jo larg prej asaj siro-katolike te Zojes Sone te Shpetimit ku ndodhi akti terrorist nje akt ky qe mund te ishte shmangur sic deklaruan sot autoritetet irakiane. Ne fakt gjate diteve te kaluara burimet sekrete kishin njoftuar se Al-Kaeda kishte ndermend te sulmonte kishat e krishtera. Nderkaq nga Egjipti kisha Kopte njoftoi se dy grate - te cilat sipas Al-Kaedes jane marre peng nga te krishteret sepse jane kthyer ne fene islame shkak i aktit terrorist kunder te krishtereve ne Irak - nuk fshihen ne asnje kuvend. Po sot gazeta egjiptiane El Vatani njoftoi se dy grate qe permenden nga Al-Kaeda nuk jane marre peng nga askush por jane larguar nga familjet e tyre per shkaqe mosmarreveshjesh te brendshme dhe madje nuk jane kthyer aspak ne fene e islamit sic pretendojne burimet e Al-Kaedes. Nga ana tjeter ne Irak autoritetet mbyllen zyrat e televizionit Al-Bagdadia. Drejtori dhe nje nepunes tjeter akuzohen per bashkepunim me terroristet sepse kane transmetuar kerkesat e tyre kur keta mbanin peng te krishteret. Ndersa kisha irakiane ka frike se mos kjo vale e re dhune do te shtyje te krishtere te tjere te largohen nga Iraku. Sipas te dhenave te ipeshkvijve sot ne Irak numerohen afro 400 mije te krishtere ne nje kohe kur ne 2003 para se te fillonte lufta ata ishin nje milione gjysme.
Imzot Bazile Xhorxhes Kasmusa Te krishteret ne Irak nuk jane te mbrojtur sa duhet/Salikimet e dy meshtareve te vrare ne Irak u kryesuan nga kryeipeshkvi siro-katolik i Bagdadit imzot Atanaze Mati Shabe Matoka dhe kryeipeshkvi siro-katolik i Mosulit Imzot Bazile Xhorxhes Kasmusa i cili me se njehere ka denoncuar prane autoriteteve irakiane se te krishteret nuk jane te mbrojtur sa duhet. Per bashkesine tone te krishtere atentati terrorist eshte nje katastrofe e vertete njerezore dhe fetare. Kjo do te sjelle panik Ne vazhdojme te zgjasim doren per dialogun per te punuar se bashku per ta harruar te kaluaren per ti kapercyer te gjitha hallet por pastaj shohim se nuk ka nje pergjigje te pershtatshme sidomos nga ana e autoriteteve. E ndjejme veten pa kurrfare mbrojtjeje. Keshtu qe eshte e nevojshme qe Kombet e Bashkuara te nderhyjne. Tashme kjo eshte e domosdoshme per mbrojtjen e bashkesise se vogel te krishtere. Mendoj se nuk po bejne gjithcka munden sepse sikur ta benin do te duhej se pari te vendosnin nje politike paqeje. Eumlshte e nevojshme pastaj te krijohet nje plan kombetar per te ndertuar vendin si komb e jo sa per ti njohur kesaj apo asaj etnie kaq e aq vende ne parlament. Politikanet shqetesohen vetem per punen e tyre dhe populli gjendet i braktisur....
Thirrje e fuqishme e Papes per Lindjen e Mesme pas atentatit te djeshem ne Bagdad/Ne diten qe Kisha ua kushton te Gjithe Shenjtoreve Papa foli per dhuraten dhe bukurine e shenjterise e te bashkimit me te vdekurit te cilet do te kujtohen ne Liturgjine e neserme. Beri me pas nje thirrje te fuqishme per paqe ne Lindjen e Mesme pasi shprehu dhimbjen per atentatin e shemtuar te djeshem ne Katedralen siro-katolike te Bagdadit. Shenjteria vulosja e vetvetes me vulen e Krishtit eshte qellimi i jetes se besimtarit te krishtere. Keshtu Papa kujtoi se solemniteti i te Gjithe Shenjtoreve na fton ti lartojme syte drejt qiellit e te meditojme per jeten e perkryer hyjnore qe na pret. Si bij te dashur tha Benedikti XVI marrim edhe hirin per ti perballuar provat e jetes tokesore. Papa kujtoi me pas urine e etjen e njerezve per drejtesi keqkuptimet persekutimet por pa harruar te theksoje se ka edhe gjera te tjera per te cilat ia vlen edhe te vuash e se ...njekohesisht trashegojme qe tani ate qe na u premtua ne Lumturite ungjillore ne te cilat shkelqen figura e re e botes dhe e njeriut e peruruar nga Jezusi. Amshimi shpjegoi Benedikti XVI nuk eshte thjesht shfletim i diteve te kalendarit qe shkon drejt fundit por dicka qe i ngjet castit te plotesimit te deshirave ne te cilin teresia na rrok e ne rrokim teresine e qenies te se vertetes te dashurise. Prej kendej dhurata e bukuria e shenjterise eshte bashkimi me shpirterat e lumtur sepse nenvizoi Papa jeta e shenjtoreve nuk eshte vetem jeteshkrimi i tyre tokesor por edhe vepra qe kryejne ne Zotin pas vdekjes se tyre.
E per vdekjen Benedikti XVI foli duke kujtuar Liturgjine e te vdekurve qe do te kremtohet neser. Ndarja nga te dashurit kujtoi Shenjteria e Tij eshte vertet e dhimbshme por kjo nuk duhet te na beje te harrojme se vdekja e krishtere eshte pjese e rruges qe na bashkon me Zotin. Nuk duhet te kemi frike prandaj porositi Benedikti XVI sepse nuk e keput bashkimin me Krishtin perkundrazi. E kete na e kujtojne si Liturgjia e 2 nentorit ashtu edhe vizitat e pershpirtshme ne varrezat per tu lutur prane varreve te te dashurve qe nuk jane me mes nesh e qe urojme ta kene mberritur cakun e lumnueshem Pas Lutjes mariane Ati i Shenjte kujtoi atentatin e rende qe ndodhi dje ne katedralen siro-katolike te Bagdadit Lutem per viktimat e kesaj dhune sa pa kuptim aq te eger qe goditi njerezit e pambrojtur te mbledhur ne shtepine e Zotit shtepi dashurie e pajtimi. I shpreh afersine time te perzemert bashkesise se krishtere te goditur perseri dhe u jap zemer barinjve e besimtareve te jene te forte e te patundur ne shprese. Me pas thirrja per ti dhene fund dhunes Perballe episodeve mizore te dhunes qe vijojne te tronditin popullsine e Lindjes se Mesme perseris thirrjen time te ngutshme per paqe ajo eshte dhurate e Zotit por edhe rezultat i perpjekjeve te njerezve vullnetmire e te institucioneve kombetare e nderkombetare. Te gjithe duhet te bashkojne forcat qe ti jepet fund cdo dhune. Gjate pershendetjeve ne gjuhe te ndryshme nje mendim per aradhet e shenjtoreve ne frengjisht inkurajimi per te admiruar turmen e pafundme te atyre qe pasi kane shkelur mbi gjurmet e hapave te Zotit kundrojne Lumnine e Tij e ndermjetesojne per ne. Ne anglisht ftesa per ti kundruar ata qe jetojne pergjithmone ne pranine e Zotit Atit tone qe eshte ne qiell.
Ne polonisht urimi qe zemrat te jene te palekundura ne shenjteri perballe Hyjit Ate ne castin e ardhjes se Zotit tone Jezu Krishtit me te gjithe shenjtoret e tij. Ne italisht pershendetja e vecante drejtuar pjesemarresve te manifestimit Vrapi i shenjtoreve organizuar nga salezianet per te mbeshtetur projektet e solidaritetit ne situata te veshtira sic jane ato ne Haiti e ne Pakistan.
Marre nga Radio Vatikani